Zhduken dy të mitur në Shkodër, nëna denoncon humbjen e tyre: Janë larguar që në datën 1 qershor! Policia nis kërkimet

15 Qershor 2022, 13:03| Përditesimi: 15 Qershor 2022, 15:01

  • Share

Dy të mitur të moshë 15 dhe 17 vjeç janë zhdukur në Shkodër. Ka qenë mamaja e dy fëmijëve Donika Kola e cila ka bërë denoncimin në polici.

Fëmijët janë larguar nga banesa sipas të ëmës që në datën 1 qershor dhe nuk janë kthyer më.

‘Më datë 14.06.2022, shtetasja D. K., 49 vjeçe, banuese në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka bërë kallëzim se më datë 01.06.2022, janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer më 2 djemtë e saj, shtetasit  K. P., 17 vjeç dhe K. P., 15 vjeç. Punohet për gjetjen e tyre.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?