Zhduken dy të mitur nga Elbasani, dyshohet arratisje e planifikuar, u larguan pasi mbaruan mësimin të shtunën! Janë parë për herë të fundit në Tiranë

4 Maj 2022, 11:54| Përditesimi: 4 Maj 2022, 12:31

  • Share

Dy të adoleshentë, një vajzë 13 vjeçe dhe një djalë 15 vjeç në Elbasan janë denoncuar të zhdukur nga prindërit. Të miturit kanë humbur kontaktet me prindërit që prej ditës së shtunë, 30 prill, ndërsa janë larguar pasi kanë mbaruar mësimin në shkollë.

Dyshohet se bëhet fjalë për një arratisje të planifikuar, pasi të miturit, pasi kanë mbaruar mësimin, janë nisur në drejtim të Funarit, vend turistik.

Burime bëjnë me dije se kanë shkuar në drejtim të pikës turistike në Funar ku kanë shkuar te një lokal dhe kanë konsumuar kafe, ndërkohë që janë shprehur se janë në ekskursion me shkollën dhe se kanë humbur shokët. Më pas me një mjet transporti janë larguar në drejtim të Tiranës dhe kanë zbritur në fshatin Kllojk. Nga aty më pas kanë shkuar me autobus në kryeqytet, ku kanë zbritur në Sheshin 'Skënderbej'.

Si jo problematik e kanë cilësuar djalin e 15-vjeçar fqinjën, ndërsa shtuan se lajmi i habiti, pasi nuk e prinin një gjë të tillë.

“Kur dëgjuam lajmin, menduam se ishte ai i madhi jo i vogli, për atë u habitëm. S’kanë faji fëmijët, nuk dinë gjë ça bëjnë. Nipi im me atë luante këtu.”, tha një fqinje.

“Nuk e njoh për problematik. Por sesi ka ndodhur se di. Nuk e di si është e vërteta”, tha një tjetër.

Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e të miturve, teksa vijojnë kërkimet për gjetjen e tyre. 

Ora 12:28
Humbën kontaktet me familjarët që prej të shtunës, dy të miturit nga Elbasani shihen në zonën e Medresesë në Tiranë

Dy të miturit nga Elbasani, të raportuar të zhdukur nga familjarët që prej ditës së shtunë, janë parë sot në zonë e Medreses. Policia është vënë në kërkim të tyre.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?