Foto ilustruese

Kronikë

Zhduket 13-vjeçari në Tiranë, e ëma jep alarmin në polici

28 Shtator 2018, 22:27| Përditesimi: 28 Shtator 2018, 22:31

  • Share

TIRANË– Një 28-vjecare me iniciale S.M., banuese në Tufinë ka denoncuar në polici zhdukjen e djalit të saj 13-vjeçar.

Sipas denoncionit të saj në polici, i mituri është larguar që prej ditës së djeshme nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Pas marrjes së informacionit nga e ëma, policia ka nisur menjëherë punën  për gjetjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 27. 09. 2018, shtetësia S. M., vjeçe 28, banuese në Tufinë, me arsim 5 klasë, kallëzon se i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer djali i saj, me iniciale S. M., vjeç 13. Punohet për gjetjen e tij. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?