FIER- Një 32-vjeçar në Roskovec u denoncua i humbur nga familja, por fatmirësisht u gjet në gjendje të mirë shëndetësore. Ferit Sakaj prej 5 ditësh ishte larguar nga shtëpia dhe familjarët nuk kishin asnjë gjurmë nga 30-vjeçari.
Familjarët kishin denoncuar një ditë më parë në Polici zhdukjen e 32-vjeçarit. Ka qenë e ëma e 32-vjeçarit që ka bërë denoncimin dhe ka deklaruar se 30-vjeçari ka thënë më datën 1 janar se do të shkonte tek motra në Fier dhe nuk ishte kthyer më. 32-vjeçari i zhdukur është edhe i sëmurë.
Familja Saka ka përjetuar një tragjedi në verën e vitit 2022, pasi djali i mitur i familjes Ergis Sakaj u mbyt në lumin Seman teksa ishte duke peshkuar. Të njëjtin fat pati edhe vëlali i tij, i cili 11 vite më parë humbi jetën njëlloj si Ergisi, në të njëjtin lumë. Ndërkohë, edhe kryefamiljari i familjes Saka ka humbur jetën rreth 5 vite më parë.
32-vjeçari Ferit Sakaj, i cili u denoncua i zhdukur nga familja, është gjetur shëndoshë e mirë në Fier. Policia njofton se 32-vjeçari është gjetur në lagjen "Sheq i Madh".
“Fier / Në vijim të kallëzimit të shtetases Z. S., për largimin nga banesa të djalit të saj 32-vjeçar, ju bëjmë me dije se ky shtetas u gjet nga Policia, në gjëndje të mirë shëndetësore, në lagjen "Sheq i Madh", Fier”, njofton policia.
Ky është 32-vjeçari Ferit Sakaj, i cili prej 5 ditësh është larguar nga shtëpia e tij në Roskovec.