Aurora Mici, shqiptarja që është zhdukur në Greqi

Kronikë
Top 24

Zhduket 31-vjeçarja shqiptare në Greqi, gjurmët e fundit vijnë nga Follorina, autoritetet greke japin detajet (Emri)

22 Dhjetor 2018, 10:53| Përditesimi: 22 Dhjetor 2018, 10:56

  • Share

Një alarm për zhdukjen e një 31-vjeçareje shqiptare është ngritur në Greqi. Aurora Mici, shqiptare, nuk është parë më që prej 17 dhjetorit. Gjurmët e fundit të 31-vjeçares u panë në zonën e Kristallopigit, në Follorinë.

Menjëherë për zhdukjen e saj është ndezur “Alarmi i argjendtë”, ndërkohë që ditën që u zhduk ajo mbante veshur një xhaketë të zezë, xhinse, atletete të bardha dhe një çantë të zezë.

Ajo ka një shenjë djegie në dorën e saj të djathtë. Aurora është 1.60m e gjatë, me flokë gështenjë. Policia greke bën apel që të gjithë që kanë informacion për zhdukjen e saj të kontaktojnë numrin e emergjencës 1065.

Shqiptarja jetonte në Greqi, ndërkohë që nuk dihen ende të dhëna se me kë jetonte dhe kush ishte familja e saj.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?