Zhduket 33-vjeçari nga Elbasani flet i vëllai në ’Pa Gjurmë’: Dy persona me makinë e rrëmbyen para shtëpisë

9 Shkurt 2022, 16:40| Përditesimi: 9 Shkurt 2022, 18:37

  • Share

Rasti i zhdukjes së Selim Lloçja, nga fshati Labinot-Fushë i Qarkut të Elbasanit u denoncua pasditen e sotme në emisionit 'Pa Gjurmë' në Report TV nga i vëllai i tij, i cili ka ardhur me urgjencë nga Greqia. 33-vjeçari u largua nga banesa më datë 1 shkurt, ndërsa pista e rrëmbimit është një nga pistat për të cilën dyshojnë familjarët. Prej 3 muajve Selimi jetonte vetëm, ndërsa familjarët nuk dinë të thonë me siguri se në çfarë ore mund të ketë dalë nga banesa. Ata nuk kanë mundur të lidhen dot me të, pasi telefoni rezultonte i fikur. Të pyetur, fqinjët pohojnë se i riu pasi ka dalë nga banesa, pak metra më tutje është pritur me një makinë me ngjyrë të bardhë, nga dy persona të panjohur. Familjarët kanë bërë denoncim në policinë e Elbasanit, me shpresën për të rënë në gjurmët e 33-vjeçarit, por pa asnjë rezultat deri më tani. I vëllai i të humburit Agim Lloçja thotë se një ditë para se të humbte gjurmët kishte folur me 33-vjeçarin në telefon.

’Kur fola në telefon për herë të fundit më tha se e kishte marrë malli. Ai shiste në tregun e Elbasanit dhe nuk kishte shfaqur asnjë problem. Ai kishte qenë tek e fejuara më 30 janar. Fqinjët na kanë treguar se atë ditë më datë 1 shkurt, e kanë parë duke hipur në një makinë në ngjyrë të bardhë në praninë e dy personave të panjohur. Ne dyshojmë se ai është rrëmbyer, pasi kohët e fundit kishte mbetur vetëm në shtëpi dhe nuk është shprehur tek askush se donte të largohej me dëshirë. Edhe kur folëm bashkë një ditë para se të humbte gjurmët nuk shfaqi ndonjë shqetësim. Ne kemi bërë denoncimin në polici, ndërsa kemi dyshime se mund të jetë larguar drejt Lushnjes. Ka kaluar më shumë se një javë dhe deri më tani s’kemi asnjë informacion apo gjurmë të tij’-tha i vëllai në studio 


Prej një viti i riu nga Elbasani ishte fejuar me Drita Koloriun, por as ajo nuk është dijeni për vendndodhjen e Selimit. I vëllai e lidh dyshimin e tij edhe me një ngjarje që ka ndodhur pak kohë më parë, për shkak të një denoncimi të bërë, pas një tentative vjedhje në një banese në Krastë të Elbasanit, për të cilin Selimi qëndroi një muaj pas hekuarve.

’Ka ikur vetëm me rrobat e trupit, ndërsa me vete ka marr vetëm telefonin, i cili rezulton i fikur. Para pak kohësh ishte akuzuar për vjedhje në një banesë në Krastë të Elbasanit. I zoti shtëpisë ka njoftuar policinë për një makinë që ndodhej jashtë banesës, ku bashkë me disa persona të tjerë ka qenë edhe vëllai im. Ai bëri një muaj burg e më pas doli. Më 31 janar inspektori i zonës e kishte takuar duke e njoftuar se duhej të paraqitej në polici. Por një ditë më pas Selimi u zhduk’-Sqaroi i vëllai

Selim Lloçja jetonte i vetëm, pasi i ati kishte ndërruar jetë dy vite më parë, ndërsa nëna ishtë larguar tek e motra në Greqi. 

 
Kush ka informacion për 33-vjeccarin që ne kërkojmë, Selim Lloçja lutemi të na kontaktoni në dy numrat tanë të kontaktit:
Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber
Në tel: 0444 17 778
Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV
Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel
Çdo ditë në ekranin e Report Tv, nga e hëna në të premte ora 15: 30-17:00

O.D.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?