Këngëtarja Elvana Gjata

VIP & Spektakël

‘Zhduket’ Elvana Gjata! Këngëtarja merr vendimin drastik një ditë pas rikthimit të saj

26 Nëntor 2018, 15:37| Përditesimi: 26 Nëntor 2018, 18:11

  • Share

Mbrëmjen e kaluar këngëtarja shqiptare Elvana Gjata dha shenjat e para të aktivitetit të saj në rrjetet sociale, vetëm dy muaj pas krimit të ndodhur në zonën e ish-Bllokut, ku u përfshi i dashuri i saj, Ervin Mata. Ylli i hitit “Lejla” filloi të ndiqte në Instagram deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbjan, dhe sigurisht ne të gjithë menduam se Elvana po i rikthehej aktivitetit të saj normal.

Por në të vërtetë nuk është ashtu, pasi sot këngëtarja ka marrë një vendim tepër drastik. Ajo e ka mbyllur profilin e saj në rrjetet sociale, dhe mesa duket dëshiron të qëndrojë ende në heshtje.

Mbrëmjen e 4 tetorit nga përleshja me armë zjarri në ish-bllok humbi jetën Fabjan Gaxha, ndërsa u plagosën pronari i basteve sportive Ervis Martinaj dhe miku i tij Eljo Hato. Në kërkim u shpallën Ervin Mata (i dashuri i Elvana Gjatës), komandoja Mervjol Bilo dhe Fabjol Alushi dhe Ajaks Boshnjaku, i cili u vetëdorëzua mbrëmjen e kaluar në polici.

Pak orë pas ngjarjes në prangat e policisë ra Geldo Hoti, mik me Ervin Matën i cili dyshohet se ka qëlluar me armë në momentin e ngjarjes.

Elvana Gjata nuk rezulton në asnjë profil pas kërkimit në Instagram
 

Komento

Komente

  • USA: 27/11/2018 17:43

    JA TREGOJN ATA NE PROKURORI INSTAGRAMIN MOS TE BEHET MERAK

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?