Kronikë

Zhdukja plot mister e 28 vjeçarit nga Kolonja, babai: Kontakti i fundit më 1 nëntor! 3 qytetarë nga Shkodra telefonojnë në 'Pa Gjurmë': E kemi parë në qytet

19 Nëntor 2021, 12:46| Përditesimi: 19 Nëntor 2021, 20:09

  • Share

Prej 19 ditësh, Sherif Mukaj, 28-vjeç nga Kolonja është raportuar i humbur. Fati i 28-vjeçarit ende nuk dihet, ndërsa kontaktet me familjen i ka humbur që prej datës 1 nëntor.

Babai i 28-vjeçarit, Qerim Mukaj thotë për emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv se i riu përpara se të zhdukej ka lënë në shtëpi makinën dhe sendet e tij personale, kartën e identitet dhe një telefon.

Familjarët të cilët jetojnë prej vitesh në Amerikë, shprehen se djali i tyre nuk ka folur me asnjë para se të zhdukej, ndërsa të shqetësuar kanë udhëtuar nga Amerika drejt Shqipërisë për të kërkuar riun. I ati i të riut, Qerim Mukaj shprehet se i biri nuk kishte probleme, teksa kërkon të hapet telefoni i tij për të zbuluar se me kë komunikonte, për të hedhur dritë mbi zhdukjen e tij. 

Sipas tyre rastin e kanë denoncuar në polici ndërsa ata nuk kanë dijeni nëse djali  i tyre ka qenë në konflikt me njeri.

Tre qytetarë nga Shkodra kanë hedhur dritë mbi vendodhjen e 28-vjeçarit, të cilët për ‘Pa Gjurmë’ pretendojë se e kanë parë Sherif Mukajn në Shkodër, teksa njëri prej tyre thekson se i riu i kishte kërkuar lekë për të udhëtuar drejt Tiranës.

Emisioni i plotë

Ora 16:16
Dyshohet se 28-vjeçari i zhdukur ndodhet në Shkodër, dy qytetare telefonojnë në ‘Pa Gjurmë’: E pashë teksa bisedonte me një 15-vjeçar

Dy telefonata të tjera kanë mbërritur në emisonin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv për zhdukjen e 28-vjeçarit, Sherif Mukaj. Qytetarja nga Shkodra thotë se e ka parë 28-vjeçarin në lagjen Parrucë bashkë me një djalë 15-vjeçar.

“Unë po e shoh në televizor, kur kam dalë prej punë këtë figurë të djalit e kam për po bisedonte me një fëmijë 15-vjeç, unë u futa te buka me ble bukën, po rrinte me një çun 15-vjeç, në lagjen Parrucë të Shkodrës. Origjinal këtë pamje që shoh, më bëri përshtypje që bisedonte me një fëmijë 15-vjeç, po lunte me dorë”, tha qytetarja.

Teksa një tjetër qytetare thotë se rreth orës 11:00, 28-vjeçari e ka pyetur se në cilin drejtim është ura e Bunës. 

"Zonjë nga Shkodra jam, punoj aty, më ka ardhur më ka pyetur për urën e Bunës. Sot rreth orës 11 e takova dhe i tregova autobusin. 99 për qind ai është. Dialekt nga ana e jugut. Derisa më tha për urën e Bunës, nga ana e jugut është", tha ajo.

Ora 16:16
28-vjeçari nga Kolonja zhduket, babai në ‘Pa Gjurmë’:  Më 1 nëntor kemi humbur kontaktin me djalin, nuk e morëm dot në Amerikë se ishte mbi moshë

Qerim Mukaj, babai i 28-vjeçarit, në një lidhje telefonike për emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv thotë se i kanë humbur kontaktet me djalin që prej datës 1 nëntor, teksa thekson nuk e merrnin dot në Amerikë pasi ishte mbi moshë.

“Vetëm, Nuk dimë asgjë. Kanë pirë kafe ditën e hënë. S’ka patur asnjë lloj shqetësimi, nuk i mungonte as leku as gjë, s’ka pas nevojë për këto gjëra. Asgjë s’ka marr me vete, me pasaportë me kartë identiteti, vetëm një telefon të vogël ka marrë. Të zbardhet telefoni, ku ndodhet si ndodhet. Një numër telefoni ka pasur, atë që mbante. Pasaportën e ka në shtëpi, me patentën.

Që ditën e hënë s’ka qenë më në fshat. Në datën 1 nëntor është parë në fshat. Kemi pyetur i ka thirrur edhe policia banorët e zonës, ne pimë kafe ditë e hënë deri në 6:30 pastaj ikëm në shtëpi kanë thënë. Ditën e shtunë binte zilja telefoni nuk hapej. Ai ishte mbi moshë dhe nuk e marrim dot”, tha babai për ‘Pa Gjurmë’.

Ora 16:01
Zhdukja e 28-vjeçarit nga Kolonja, telefonon në ‘Pa Gjurmë’ qytetari: Ndodhet në Shkodër, e kam takuar sot paradite, i dhash 5 mijë lekë se donte të vinte në Tiranë

Një qytetar nga Shkodra, Pjetër Marashi ka telefonuar në emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv dhe dyshon se ka parë 28-vjeçarin e zhdukur në Kolonjë. Ai thotë se e ka takuar në Shkodër dhe i ka dhënë 5 mijë lekë të vjetra pasi, 28-vjeçari Sherif Mukaj ia ka kërkuar për tu nisur në Tiranë.

“Djali është shëndoshë është në Shkodër. Tani jo por do dal të kërkoj, është këtu në bare rreth e qark. Ka dy orë që e kam takuar. Nga ora 12.30 pse 13.00 e kam takuar ma rrugën Shkodër hani i hotot km 6. Më kërkoi 5 mijë lekë, kam ngel jashtë më tha më duhen 4 mijë lekë të iki deri në tiranë. Ai s’ka ik, e kam parë pas 2 orësh prap aty. Paratë ia kam dhënë në orën 10, pastaj e kam taku prapë në 12.30 në bar restorant në Malësi të Madhe. Nuk e ka pre biletën. Ato lek e sigurt i ka harxhuar diku tjetër. Jam nga Kolonja tha kam ngel pa lek më duhet të iki në Tiranë. Do iki të shoh prapë të shoh nëse është aty. Është e sigurt që është ai 1000%. Është një djal i gjatë, i jep për 30 vjeç, flokët i ka të rrallë përpara, me një xhup të zi, pantallona ngjyrë qumështi, sytë bojqiell. I gjatë afërsisht 1 m e 50 cm”, tha Marashi.

Ora 15:17
Zhdukja e 28-vjeçarit në Kolonjë, i ati: Prokuroria të hapë telefonin që ka lënë, të marrim vesh me kë ka komunikuar! S'kishte probleme

 

I ati i 28-vjeçarit Sherf Mukaj nga fshati Starje i Kolonjës, i cili ka humbur kontaktet me familjen që prej 1 nëntorit, ka treguar se i biri nuk ishte person problematik. Ai shprehet se nuk kishte probleme finaciare dhe se nga komunikimet me të, nuk kishte vënë re ndonjë shqetësim. Qerim Mukaj i kërkon prokurorisë që të hapë sa më parë telefonin e të birit për të zbuluar se me cilat persona komunikonte, për të hedhur dritë mbi zhdukjen e tij.

"Kontakti i fundit ka qenë më 1 nëntor. Më datë 5 e kam marrë, nuk e hapi telefonin. Unë dua të marr vesh se çfarë ka ndodhur. Kur kam folu me të, nuk më ka treguar të ketë patur ndonjë shqetësim, nuk kishte as probleme me paratë, ishte djalë i rregullt. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, nuk po marrim vesh gjë. Punonte ku të gjente punë. Me datë 9 bëmë denoncimin pasi erdha direkt nga Amerika. Në makinë kishte lënë të gjitha dokumentet dhe telefonin. Nuk e di si ka ndodhur kjo gjë, nuk ka qenë problematik, ishte i qetë i urtë. Kemi pyetur edhe shokët e tij, na thanë kemi pirë kafe dhe ka ikur në shtëpi, kaq as ata nuk dinë më shumë. I bëj thirrje policisë të hapë sa më shpejt telefonin, të marrim vesh se çfarë ka ndodhur", thotë ai.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?