Foto ilustruese

Bota

U zhduk nga radari avioni në Rusi me 28 pasagjerë në bord, pas disa orësh kërkime gjenden mbetjet

6 Korrik 2021, 15:40| Përditesimi: 6 Korrik 2021, 16:48

  • Share

Avioni A2-26 me 28 pasagjerë në bord është zhdukur parditen e sotme nga radarët në rajonin Kamchatka, në pjesën lindore të Rusisë. Avioni pa fluturonte nga qendra rajonale Petropavlovsk, ndërsa e humbi sinjalin 10 minuta para se të ulej në Palana. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, avioni është rrëzuar në det dhe në afrërsi në afërsi të gadishullit Kamchatka ndërsa po përgatitej të ulej.

Pas disa orësh kërkime është bërë e mundur gjetja e mbetjeve të avionit, të cilat u identifikuan përgjatë bregdetit të Paqësorit në rajon. 

“Shpëtuesit gjetën rrënojat e avionit. Duke pasur parasysh tiparet gjeografike të peizazhit, operacionet e shpëtimit janë të vështira”, ka thënë agjencia e aviacionit në një deklaratë me email.

Në bordin e avionit ishin 28 pasagjerë, mes tyre 1 fëmijë dhe 6 persona ishin të ekuipazhit. Deri më tani, fatkeqësisht nuk ka asnjë shpresë se pasagjerët mund të kenë të mbijetuar pas rrëzimit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?