Foto ilustruese

Po peshkonte në lumin Seman dhe më pas u fut për t’u larë, zhduket 14-vjeçari në Fier! Në breg gjenden sendet e tij

10 Gusht 2022, 21:12| Përditesimi: 10 Gusht 2022, 21:44

  • Share

FIER- Një 14-vjeçar është zhdukur në Fier, ku dyshimet kryesore janë se është mbytur në lumin Seman. Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:00, në fshatin Suk 1, Roskovec. I mituri ka qenë duke peshkuar buzë lumit, por nuk është kthyer më! Pas njoftimit të familjarëve, kanë nisur kërkimet për gjetjen e 14-vjeçarit. 

Bëhet me dije se i mituri shkonte për peshk në po të njejtën zonë, ndërsa nuk është parë më aty, ndërkohë që në breg janë vënë re gjithë sendet e tij personale dhe kallami i peshkimit. Banorë të zonës kanë njoftuar policinë e cila ka zbritur në terren për të kontrolluar, ndërsa fakti që gjithë sendet e djalit janë në breg, kanë hedhur dyshime se ai edhe mund të jetë hedhur në lum për tu larë.

Ende nuk ka asnjë gjurmë të 14 vjeçarit, edhe pse kanë filluar kontrollet nga banorë të zonës dhe blutë në të gjithë zonën ndërkohë që është kërkuar edhe ndihma e polumbarëve.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?