POGRADEC- Një nënë nga Pogradeci ka denoncuar në polici zhdukjen e vajzës së saj të mitur, e cila është 17-vjeç.
E alarmuar, nëna e të miturës, 38-vjeçarja me inicialet L.T .i ka thënë Policisë se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me të. Mësohet se vajza është larguar nga banesa që prej ditës së djeshme, ndërsa vijon puna nga ana e autoriteteve për gjetjen e saj.
Komento