GREQI- 51-vjeçari shqiptar Ylli Mera është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë mesditën e 1 nëntorit. Pas plagosjes së partneres së tij ai u largua nga puna dhe shkoi në stacionin e autobusit të zonës për t’u kthyer në banesë, por që nga ai moment nuk u pa më.
Zhdukja e 51-vjeçarit u raportua dy ditë më parë nga familjarët e 51-vjeçarit, të cilët kanë kërkuar publikimin e të dhënave të njeriut të afërt në mënyrë që të mund të përshpejtohet gjetja e tij. Familjarët e 51-vjeçarit janë shprehur të shqetësuar se mund të ketë arsye që e vënë në rrezik jetën e tij.
“Mera është 1.82 m i gjatë, peshon 100 kg, ka flokë të shkurtër gri dhe sy kafe. Nuk ka asnjë informacion se çfarë kishte veshur ditën e zhdukjes së tij”, njofton policia greke.
Autoritetet greke apelojnë se kushdo që ka ndonjë informacion të kontaktojë, në “Linjën Kombëtare për të rriturit e zhdukur – 1017”, në të gjitha Drejtoritë e Policisë në vend, por edhe përmes aplikacionit Missing Alert.