Zhduket para 6 ditësh në Malin e Korabit duke mbledhur bimë medicinale, 200 burra në kërkim të 18-vjeçarit

25 Maj 2020, 18:49| Përditesimi: 25 Maj 2020, 18:57

  • Share

U zhduk 6 ditë më parë nga Mali i Korabit, ende asnjë gjurmë për 18-vjeçarin dibran Ardian Pali. I riu kishte dy ditë, që qëndronte në Bjeshkë, së bashku me babain dhe një të afërm të tij, ndërsa mblidhnin bimë medicinale në fshatin Tanushë, pjesë e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë një lidhje telefonike, kushëriri i parë i 18-vjeçarit sqaron sesi Ardiani u zhduk papritur, në një terren të vështirë, mesditën e 19 majit, rreth orës 15:00. Klodian Zhugri, djalë halle me të humburin Ardian Pali thotë se mbi 200 veta, banorë të fshatit nisën kërkimet.
"Ka shkuar në malin e Korabit. Dhe ka humbur më 19 maj.

Ne jemi angazhuar si fshat për ta kërkuar. U nis për të mbledhur bimë medicinale, kishte dy ditë që qëndronte atje. Ishte bashkë me babain dhe me dhëndrin. Janë ndarë për të mbledhur lule. Është terren shumë i vështirë. Dy ditë pas zhdukjes familja bënë denoncim në polici. Kërkimet janë ndërprerë, pasi autoritetet maqedonase na thanë që do ta marrin ata në dorë rastin. Një telefon ka pasur me vete, por që nuk ka sinjal, pasi në atë vend nuk ka valë.

Deri tani s'kemi gjetur asnjë gjurmë të tij. Familjarët dyshojnë se ai e ka kaluar kufirin maqedonas. Ai ka gëzuar shëndet të plotë. Familja ka humbur edhe një tjetër djalë vite më parë, në malin e Korabit, ndërsa ishte me bagëti. Ju lutemi kush e ka parë të njoftojë’, bën apel për ndihmë kushëriri i parë i Ardianit.
I riu ishte ngjitur në Malin e Korabit për të mbledhur bimë medicinale, nga shitja e të cilave siguronte të ardhura ekonomike, për familjen. Vëllai i vetëm i katër motrave nuk është kthyer në banesë.

Familjarët kanë bërë denoncim në polici, dy ditë pasi i riu u zhduk. I riu mendohet të ketë qenë duke mbledhur lule në në vendin e quajtur "Përroi i thellë" afër Rekës së Epërme, në fshatin Tanushë, pjesë e Maqedonisë së Veriut. Familjarët kërkojnë ndihmën e autoriteteve për të kërkuar nga ajri, pasi terreni ku edhe ka humbur gjurmët Ardiani është shumë i vështirë.

18-vjeçari ka pasur me vete një telefon celular, të cilit nuk i shkon sinjali për shkak se në terrenin ku ka humbur gjurmët nuk ka valë. Pa asnjë mjet identifikimi, pasi Ardiani sapo kishte aplikuar për kartën e identitetit pak ditë para se të humbte. Sot, 6 ditë nga zhdukja e tij nuk ka ende asnjë informacion.

2 numrat tanë të kontaktit:
Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber
Në tel: 0444 17 778
Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV
Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel
Çdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 16: 00 nga hëna deri në të premte.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?