Zhduket prej 10 ditësh 34-vjeçarja në Tepelenë, bashkëshorti i saj bën denoncimin në polici

5 Maj 2022, 12:40| Përditesimi: 5 Maj 2022, 12:44

  • Share

Një 34-vjeçare është zhdukur prej 10 ditësh në fshatin Progonat në Tepelenë. A.M, është larguar nga banesa e saj prej 10 ditësh duke braktisur edhe fëmijët, ndërsa denoncimin për largimin e saj e ka bërë bashkëshorti, shtetasi E.M, 47-vjeç.

‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër,  për shtetasen A. M., 34 vjeçe, banues në fshatin Progonat, Tepelenë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj, shtetasi E. M., 47 vjeç, banues në fshatin Progonat, Tepelenë, se bashkëshortja është larguar nga banesa para 10 ditësh, duke braktisur dy fëmijët e mitur. Po punohet për gjetjen e saj.’- njofton policia.

Po ashtu edhe një 16 vjeçar, afgan është larguar nga Qendra e Dhunës në Familje, ku po qëndronte në Gjirokastër.

‘Në datën 04.05.2022, shtetasi E. D., banues në Gjirokastër, me detyrë kujdestar në Qendrën e Dhunës në Familje, ka bërë kallëzim se shtetasi M. N., 16 vjeç, banues në Afganistan, i akomoduar në këtë qendër që prej datës 24.04.2022, është larguar nga qendra dhe nuk është kthyer më. Shërbimet e Policisë po punojnë për gjetjen e shtetasit M. N.’- bën me dije policia,

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?