Foto ilustruese

Zhduket prej 6 ditësh adoleshenti në Përmet, babai: Iku nga banesa dhe nuk u kthye më

5 Nëntor 2018, 08:35| Përditesimi: 5 Nëntor 2018, 08:41

  • Share

PËRMET-Një 17-vjeçar është zhdukur prej 6 ditësh. Në datë 30 tetor i ati ka denoncuar në polici se djali i tij L.B, 17 vjeç është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

“Më datë 03.11.2018, ka bërë kallëzim shtetasi A.B, 65 vjeç, banues në fshatin Beqaraj, i cili deklaron se më datë 30.10.2018, i është larguar nga banesa djali i tij shtetasi L.B, 17 vjeç. Punohet për gjetjen e tij” thuhet në njoftimin e policisë.

Përveç të riut në Përmet, këtë vit janë zhdukur disa persona në Shkodër dhe në Vlorë, ndërsa ende nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?