Ambasada shqiptare në Paris

Kosova & Rajoni
Bota

Zhdukja e 15-vjeçares nga Kosova alarmoi Francën, Ambasada e Shqipërisë në Paris: Vajza është rikthyer te familja, gëzon shëndet të plotë

17 Mars, 15:09| Përditesimi: 17 Mars, 15:16

  • Share

Ambasada e Shqipërisë në Paris njofton se 15-vjeçarja nga Kosova, Merina Syla e zhdukur pa gjurmë tre ditë më parë, është rikthyer te familja e saj.

Ajo jetonte në Strasburg dhe prej datës 14 mars kishte humbur kontaktet me familjen. Zhdukja e shqiptares alarmoi autoritetet franceze dhe vuri në lëvizje Ambasadën shqiptare atje.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale Ambasada e Shqipërisë në Paris ka lajmëruar se e mitura gëzon shëndet të plotë.

Njoftimi i plotë:

Ambasada e Shqipërisë në Francë sqaron se, sot në mëngjes, menjëherë sapo është informuar nga të afërm të personit, Ambasada e Shqipërisë është mobilizuar dhe angazhuar për rastin e shtesases franceze me origjinë nga Republika e Kosovës, me banim në Strasburg të Francës, Merina Syla (15 vjeç), e cila kishte humbur kontaktet me familjen që prej datës 14 mars.

Pas bashkëpunimit të Ambasadës me autoritetet policisë franceze dhe familjen e vajzës dhe verifikime dhe ndjekjes në terren, njoftojmë se Merina Syla është rikthyer në shtëpi pranë familjarëve të saj dhe gëzon shëndet të mirë.

Në emër të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ambasada e Shqipërisë në Francë, falenderon autoritetet franceze dhe familjarët dhe të afërmit e vajzës për gatishmërinë dhe bashkëpunimin.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?