19-vjeçarja shqiptare e zhdukur, Artemis Vasili

Kosova & Rajoni

Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, hetimet marrin një tjetër kthesë

12 Korrik 2021, 20:44| Përditesimi: 12 Korrik 2021, 19:08

  • Share

Detaje të reja dalin në sipërfaqe në lidhje me zhdukjet e 19-vjeçares me origjinë shqiptare, Artemis Vasilis në Greqi, gjurmët e së cilës kanë humbur që prej tetorit të vitit të kaluar. Ajo u largua nga shtëpia për një intervistë pune dhe nuk u kthye më.

Kërkimet e autoriteteve greke nuk kanë sjellë asnjë rezultat në lidhje me gjetjen e saj, por rasti i shfrytëzimit për prostitucion i një 17-vjeçareje rumune Amanda, nga një 57-vjeçar shqiptar, ka risjellë në vëmendje edhe zhdukjen e adoleshentes shqiptare.

Media greke ‘Ta Nea’ shkruan se rasti i vajzës rumune, ka marrë përmasa të mëdha, duke rihapur dosjet dhe të çështjeve të tjera të ngjashme, siç është edhe ajo e zhdukjes se Artemis.

"Rasti i rrëmbimit dhe promovimit në prostitucion të 17-vjeçarit nga Rumania mund të fshehë diçka edhe më serioze, madje edhe një qark të organizuar të shfrytëzuesve që detyrojnë të miturit në prostitucion", theksoi një zyrtar i policisë greke.

Pas arrestimit të shqiptarit, për shfrytëzim prostitucioni, ‘tani po hapen dosjet e vajzave të zhdukura, madje edhe ajo e Artemis 19-vjeçare, gjurmët e së cilës mungojnë që nga tetori i vitit 2020, megjithë hetimet intensive të Policisë Greke, por gjithashtu edhe përpjekjet e familjes së saj për gjetjen e saj.’

Pas historisë dramatike të 17-vjeçares, tani po hetohet seriozisht mundësia që ekziston një qark i tërë që shfrytëzojnë vajzat në adoleshencë për prostitucion.

Historia e zhdukje së Artemis, nisi mëngjesin e 16 tetorit 2020, ku e reja doli nga shtëpia për të bërë një intervistë pune nga e cila nuk u kthye më kurrë. Autoritet greke janë ende në kërkim të gjurmëve të reja të vajzë së humbur duke u mobilizuar me çdo mënyrë për gjetjen e saj.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?