Zhdukja e 19-vjeçarit Ardian Pali, babai ngre dyshime për lidhje me grupin terrorist ISIS! Policia maqedonase gjeti kufomën e një shtetasi sirian, në vendin ku humbi i riu

6 Janar 2022, 17:14| Përditesimi: 6 Janar 2022, 19:23

  • Share

I ftuar në studio, Zabit Pali, babai i 19-vjeçarit rrëfen si i biri u zhduk pas shpinës të tij duke mbledhur bimë medicinale në malin e Korabit në kufi me Maqedoninë e Veriut. Ata kishin dy ditë, që qëndronin në Bjeshkë, ku kishin ngritur edhe një çadër. Pasi kishte lënë aty sasinë e bimëve të mbledhura djali i vetëm i familjes Pali humbi gjurmët. Në studio me gazetaren Odeta Dume, babai zbulon lidhjet që i biri kishte patur me një grup personash në qytetin e Durrësit, sipas tij pjesë e ISIS. Ardiani kishte vite që jetonte larg familjes, pasi ndiqte gjimnazin në qytetin bregdetar. 

Ardianin e kam djalë të vetëm mes 5 vajzave. Më tha se donte të vinte me mua për të mbledhur bimë mjekësore. Jam ndarë me djalin mesditën e 19 majit. Kur shkova tek çadra gjeta bimët që ai kishte mbledhur dhe mendova mos kishte shkuar në ndonjë vend tjetër. Prita me orë të gjata, por ai nuk u kthye. Djali im kohët e fundit merrej me disa persona që bënin pjesë me grupin ISIS në qytetin e Durrësit. I kishte njohur në shkollë dhe frekuentonte xhaminë. Ata ma morrën më qafë djalin. Im bir ka ikur i vogël nga shtëpia dhe shkollohej në Durrës, nuk e kishte kujdesin tonë. Besoj se atë ditë, Adriani ka kaluar kufirin drejt Maqedonisë së Veriut dhe mund të jetë bashkuar me njerëz të këtij grupi.

Babai thotë se nga kërkimet 4 ditore bërë nga policia shqiptare dhe maqedonase me angazhimin e 150 vetave në zonë u gjet trupi i pajetë i një shtetasi sirian, por jo gjurmë të Ardianit. 

Të nesërmen filluam kërkimet në terren bashkë me disa fshatarë të zonës, më pas kemi lajmëruar edhe policinë shqiptare për zhdukjen e djalit. Denoncim kemi bërë edhe në komisariatin e policisë së Gostivarit. Policia e maqedonase doli në terren për të kërkuar në zonën ku Adriani humbi gjurmët, kërkime që zgjatën 4 ditë. U bëmë bashkë 150 vetë, madje u kërkua me dron dhe me qen, por nuk gjetën asnjë gjurmë. Deri në orën 17:00 të po asaj dite telefoni i tij ishte i hapur. U kërkua në Malin e Korabit ku u gjet i vdekur një shtetas sirian, por jo gjurmë të djalit tim. Nuk kemi lënë vend pa kontrolluar edhe në Tetovë edhe në Shkup. 


I riu mendohet të ketë humbur gjurmët  në vendin e quajtur "Përroi i thellë" afër Rekës së Epërme, në fshatin Tanushë. Deri më sot nuk ka asnjë adresë apo lajm për fatin e 19-vjeçarit.

Kush ka informacion mund të kontaktojë në redaksinë e emisionit në numrin e mëposhtëm, si dhe në aplikacionet Whatsapp dhe Viber:

+355 69 99 55 698

044417778

 

O.D.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?