21 ditë pasi janë gjetur eshtrat në makinën e djegur në aksin Pukë-Tiranë me të cilën ka lëvizur Davide Pecorelli, hetuesit italianë kanë mbërritur në Pukë dhe së bashku me ata shqiptarë po riinspektojnë nga afër makinë dhe do të ekzaminojnë telefonin e të ndjerit.
Skeleti i automjetit të 45 vjeçarit mbahet në garazhin e policisë së Pukës ende si një skenë krimi, ndërsa psitat e hetimit janë fokusuar te vetëvrasja si pista e parë dhe vrasja si pistë e dytë. Burime nga grupi hetimor bënë me dije për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta se sot midis policisë shqiptare dhe asaj italiane diskutohen rezultatet e ekspertizave pirroteknike për të zbuluar shkakun e rënies së zjarrit, ato të mjeksisë ligjore për shkakun e vdekjes dhe ekspertiza autoteknike e mjetit.
Ndërkohë ekzaminimi i telefonit të Pecorellit ka zbuluar se nuk ka asnjë kërcënim me jetë, biseda ku ai ka shfaqur frikë apo ka qenë i shqetësuar për jetën.
Lajmi kryesor: