Gledis Nano dhe Ervis Martinaj

Zhdukja e Ervis Martinaj, Çuçi tregon se në ç’fazë janë hetimet! Marrja në pyetje e Gledis Nanos? Ministri: S’thashë ashtu

8 Shtator 2022, 22:49| Përditesimi: 8 Shtator 2022, 22:58

  • Share

‘Ka elementë të korruptuar që bashkëpunojnë me krimin’ kështu është shprehur Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi teksa është pyetur lidhur me kryefjalën e kronikës së zezë, zhdukjen e Ervis Martinaj.

Çuçi sqaroi se për zhdukjen e tij, janë duke u hetuar disa pista hetimi lidhur me këtë çështje teksa e cilësoi si një betejë të përjetshme që bëhet mes të mirës e së keqes

‘Policia nuk mund të flasë pa prova, ai është një person i shpallur në kërkim. Po hetohen disa pista. Shoqëruesin policia e zbuloi. Unë nuk jam i sigurt, jam dyshues edhe për ty nëse shoh një shenjë, por pa para shenjë nuk dyshoj tek ty. Është policia që ka identifikuar këtë person. Reforma që bëmë ne AMP po jep frytet e veta. Kemi krijuar strukturë të re inteligjente e kemi shkëputur nga policia dhe ka pasur rezultat mbresëlënëse në një vit. Arrestime këtë 8 mujor 183 arrestime vetëm policë, ndërsa në 2019 ka pasur vetëm 40. Janë të rëndësishme faktet. Kjo është një betejë e përjetshme që bëhet brenda çdo organizate midis të mirës dhe të keqes. Nuk është e thënë që vesh uniformën e policisë ti je virgjëreshë. Ka element të korruptuar dhe bashkëpunojmë  me krimin.’ – tha Çuçi. 

I pyetur lidhur me një deklaratë të tij për hetimin e ish drejtorit të Policisë së Shtetit, Çuçi e mohoi.

Ministri sqaroi se këta persona do të hetohen dhe do të pyetet ish drejtori i policisë lidhur me informacionet që ka ai për ta.

‘Nuk thashë që është nën hetim.. Kur gazetarja tha si do e  komentoni deklaratën e Drejtorit të Policisë që ka pasur rrjedhje të informacionit, i thashë e para pse më pyesni mua, por ato do hetohen dhe do të pyetet drejtorit i policisë se çfarë informacioni ka ai për ato.’- tha Çuçi.

Duke iu referuar sërish zhdukjes së Ervis Martinajt, ministri vlerësoi policinë për kapjen e Jeton Lames, efektivi që shoqëronte të shumëkërkuarin pasi sipas tij gjeti kamerat.

“Jetoni është ai rast që është kapur nga policia, ne e kishim në vëzhgim, është një betejë e përgjithshme. Ne morëm informacionin që ai ka shoqëruar atë dhe e vëzhguam e ndoqëm, morëm kamerat e hotelit ku ishte dhe zbuluam që ishin bashkë, e zbuloi policia bashkë me agjencinë. Prandaj e kemi shkëputur totalisht nga policia që mos të ketë konflikt interesi (agjencinë). Rezultatet janë mbresëlënëse që vitin e parë. 133 vetë brenda këtij viti kanë shkuar në polici, oficerë policie’- tha ministri në Top Story.

Kujtojmë se një ndër porositë e Kryeministrit Rama për Drejtorin e ri të Policisë Muhamet Rrumbullakut ishte zgjidhje ngërçit të zhdukjes së Ervis Martinajt,. Kreminstri theksoi se duhet të bëhet me dije nëse i shumëkërkuari ka vdekur apo është gjallë, e nëse po, t'i dorëzohet drejtësisë.  Ministri i Brendshëm bëri me dije pasi u pyet në lidhje me prononcimin e ish-kryepolicit, për të cilin me ironi tha se kur nuk e di ai se kush i dekonspironte, si do ta di ministri dhe për këtë shtoi, Çuçi, do të nisë një hetim i thelluar, pjesë e të cilit do të jetë edhe Nano.

Kujtojmë që Gledis Nano u shkarkua me vendim qeverie në 31 gusht me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat. Në vend të tij, u emëruar sot Muhamet Rrumbullaku.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fili: 09/09/2022 09:22

    Gledisi nuk dinte ku i ka te vetet jo me te gjeje Visin. Skishte shance ky burre berberhanesh te kryente detyren qe i ngarkuan. Edhe ???????? e dine tashme.

    Përgjigju
    • Agjenti: 09/09/2022 14:12

      Normal qe skishte shance. Te jesh i rrethuar me llum si pretendon ta besh punen.

  • Goni: 08/09/2022 23:45

    Nuk e dinim qe Ministri i Brendshem eshte subjekt i procedimit penal dhe si i tille paska akses ne hetime penale madje dhe parrallis dynjane publikisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?