Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA ‘rrethon’  Shijakun, në kërkim të kriminelëve pas operacionit 'Porositësi'! Futet në shtëpitë e të kërkuarve

7 Tetor 2022, 12:04| Përditesimi: 7 Tetor 2022, 15:24

  • Share

Forcat elitë RENEA zbarkuan mbrëmjen e së enjtes në Shijak. Fokusi i kontrolleve, të kërkuara nga Policia e Durrësit, ishin personat që vijojnë të jenë në kërkim në kuadër të operacionit “Porositësi”, përmes së cilit u arrestuan 15 persona, përfshirë vëllezërit Gentjan e Indrit Beqiraj që rrëfyen mbi disa ngjarje të pazbardhura. Por, në fokus të strukturës elitë RENEA në kontrollet e kryera në Shijak ishin edhe persona të tjerë me rekorde kriminale, mes tyre Ervis Martinaj. I konsideruar si bosi i lojërave, fati i 40-vjeçarit mbetet akoma mister, ndërsa po aq mister mbeten edhe rezultatet e policisë në këtë aksion të kryer. Nuk dihet nëse ka persona të shoqëruar apo arrestuar, teksa blutë nuk kanë reaguar zyrtarisht.

Kontrollet e forcave speciale RENEA janë kryer në banesa dhe biznese, duke përfshirë lokale dhe hotele të zonës, me synimin e kapjes edhe të personave shpërndarës të lëndëve narkotike apo amrëmbajtes pa leje. Në kërkim për operacionin “Porositësi” vijojnë të jenë Aleksander Laho apo Rrumi i Shijakut, bashkë me njerëzit e tij, Agron Bejdolli, Dritan Ferra alias Muça dhe Prifti, Alban Skonja, si dhe Kevin Zeneli i njohur si Kevin Suçi.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 8 gushtit të këtij viti. Në harkun kohor të dy muajve, policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme, operacione të cilat janë mbajtur diskrete. Policia, mesa duket, e ka një përgjigje për fatin e 40-vjeçarit, por është në kërkim të provave për t’ia servirur edhe opinionit publik. Të njëjtën gjë përsëritën disa kohë më parë Kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kryepolici Muhamet Rrumbullaku.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem Gahinji: 08/10/2022 12:41

    Po ti njohesh shijakasit, do kerkosh falje. RRUMI nuk eshte shijakas, por banor e me prona ne Sukth,me origine came. AVDYLAJT, APO ATA QE VRANE ate kamzaliun prej veriu Jane came, pra te ardhur ne shijak. Aq me teper, ne keto 30 vite ne shijak, si kudo, Kane hyre derri DHE dosa. Edhe une nuk dua te degjoj fjalen malok, simbol I se keqes e pabesise, vjedhjes DHE felliqesirave te tjera. POR detyrohem se jo te gjithe maloket Jane shembull I Keq.

    Përgjigju
  • gjenerale it: 07/10/2022 18:55

    S'DUA TA DEGJOJ ME FJALEN SHIJAK...

    Përgjigju
  • Strumbullak: 07/10/2022 18:51

    I rate rrumbullak e qark e spo e gjeni qerratame. Ha ha ha te mbaruar. E keni me afer sec mendoni

    Përgjigju
  • Nice: 07/10/2022 13:59

    Taman, gati du muaj me vone nisin kerkimet. A jane avdylajt gati per lokalet e 2023?

    Përgjigju
    • Pirdh pirdh: 07/10/2022 18:39

      Hajde shteti i rakut po te shpia e ujkut te shijakut keni vajt ca behet kshu show l***u ka ardh ngordhja me duket

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?