Angela Merkel

Bota

Zhdukja e gazetarit, Angela Merkel reagon ashpër: Ne e dënojmë këtë veprim në termat më të forta

20 Tetor 2018, 23:35| Përditesimi: 20 Tetor 2018, 23:39

  • Share

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, reagon ashpër për vrasjen e gazetarit Khashoggi.

Merkel ka dënuar vrasjen e tij në konsullatën saudite në Stamboll dhe ka njoftuar se shpjegimet e dhëna deri më tani që u thanë për vrasjen e tij, ishin të pamjaftueshme.

Ne e dënojmë këtë veprim në termat më të forta. 

Tha në një deklaratë Angela Merkel dhe ministri i Jashtëm, Heiko Maas

Presim transparencë nga Arabia Saudite rreth rrethanave të vdekjes së tij. Informacioni i disponueshëm për ngjarjet në konsullatën në Stamboll janë të pamjaftueshme.  

                      Angela Merkel

Mirëpo duke shprehur dhimbje të thellë për miqtë dhe të afërmit e Khashoggi, ata u shprehën se përgjegjësit për vdekjen e tij duhet të japin përgjegjësi.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?