Kronikë

Zhdukja e shefit të antidrogës së Ulqinit, Rudolf Elezoviç, prokuroria e Shkodrës nis hetimet! Do të kërkohet në dy anët e lumit Buna

1 Qershor 2021, 13:09| Përditesimi: 1 Qershor 2021, 18:13

  • Share

Policia dhe prokuroria e Shkodrës kanë nisur hetimet lidhur me humbjen që më 27 maj të këtij viti të Rudolf Elezoviç, shefi i antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin në Malin e Zi. Elezoviç ka humbur kontaktet që me 27 maj me familjarët e tij në mes të kufirit të ujor të Shqipërisë me Malin e Zi në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna.

Pritet që autoritetet shqiptare të nisin kërkimet përgjatë lumit Buna  Ndërkohë një hetim tashmë  pas dosjes së sjellë nga malazezet ka nisur edhe prokuroria e Shkodrës.

Deri më tani mbeten enigmë shkaqet e kësaj humbjeje të 54 vjeçarit ndërsa dyshimet e para janë për një ngjarje kriminale edhe pse deri më tani nuk ka asgjë konkrete dhe për policinë dhe prokurorinë malazeze dhe shqiptare fati i Elezoviç është ende enigmë.

Rudolf Elezoviç mban detyrën e shefit të Antidrogës në Ulqin dhe Tivar në Mal të Zi, është zhdukur që në 27 maj . Elezoviç i ka thënë familjes se ishte në kufirin Shqipëri-Mali i Zi, në afërsi të Reçit, në lumin Buna.

1622563995_Ipatitulluar.jpg

Rudolf Elezoviç

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?