Fotini Giannopoulou, vajza e zhdukur

Zhdukja misterioze e 15-vjeçares në Greqi! E joshën për ta shfrytëzuar seksualisht, kush janë trafikantët e rrezikshëm ‘djemtë e dashuruar’ që ‘luajnë’ me ndjenjat e adoleshentëve

21 Prill 2022, 09:27| Përditesimi: 21 Prill 2022, 09:28

  • Share

Alarm është ngritur në Greqi nga institucionet pas zhdukjes së Fotini Giannopoulou, vajzës 15-vjeçare që mendohet se është në rrezik të madh, pasi mund të jetë përfshirë në një rrjet të trafikimit të qenieve njerëzore. Ky qark i rrezikshëm për të cili flet i gjithë vendi fqinj orët e fundit operon jashtë vendit dhe quhet “Djemtë e Dashuruar”.

Sipas Presidentit të “Buzëqeshjes së Fëmijës” (OJF në ndihmë të fëmijëve të vendit”, Kostas Giannopoulos, ajo është larguar me dëshirë, por situata është tepër e rrezikshme, pasi ky grup përdorë adoleshentët për një sërë arsyesh të frikshme.

“Është një zhdukje e rrezikshme dhe e them sepse ne zakonisht nuk nxjerrim urdhër, por del me vendim prokurorie. Ajo supozohet të jetë larguar vullnetarisht, por ndodhet në rrezik. Ne e dimë se këto qarqe po përdorin të rinjtë për një sërë arsyesh," tha ai.

Ai tha se dy zonja e kishin parë Fotinin, teksa po largohej pa forcë, por me vullnetin e saj të plotë.

“Ata i kanë bërë asaj premtime të ndryshme, si jeta më e mirë apo dashuria pa kushte”, sqaroi ai.

Çfarë janë “Djemtë e dashuruar”?

“Djemtë e dashuruar” janë trafikantë njerëzish që bëjnë gjithcka që djem edhe vajza të reja të bien në dashuri me ta. Pasi të kenë në “dorë” viktimat e tyre, ata i shfrytëzojnë, për shembull në industrinë e seksit.

Tradicionalisht, një “djalë i dashuruar” josh vajza dhe djem të rinj, të pambrojtur për një kohë të gjatë në mënyrë që t'i shfrytëzojë seksualisht më vonë. Në ditët e sotme, “djemtë e dashuruar” kërcënojnë viktimat e tyre, duke përdorur shpesh shantazhe dhe dhunë.

Interneti dhe mediat sociale po luajnë një rol në rritje në këtë fenomen. Për shembull, mediat sociale u mundësojnë djemve të dashuruar të kontaktojnë viktimat e tyre dhe të mbledhin informacion rreth tyre.

Njoftimi i zhdukjes së 15-vjeçares:

Fotini Giannopoulou është e mitura me flokë gështenjë, sy kafe, gjatësi 1.60, e cila është në kërkim nga autoritetet greke. Ditën kur u zhduk, ajo kishte veshur një xhaketë të zezë dhe atlete të ze

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?