Edon Zhegrova

Sport

'Zhegrova është një super blerje', ish-lojtari i bardhezinjve: Tani Juventusi nuk mund të ankohet më për sulmin

4 Shtator, 14:18| Përditesimi: 4 Shtator, 14:25

  • Share

Juventusi përforcoi sulmin në ditët e fundit të merkatos, duke shtuar cilësinë me blerje si Edon Zhegrova dhe Openda.

Ish-futbollisti i bardhezinjve, Mark Iuliano, ka 'duartrokitur' merkaton e bërë nga “Zonja e Vjetër”. Iuliano ka thënë për “TuttoJuve.com” se Zhegrova është një super nënshkrim dhe se Juventusi nuk mund të ankohet më për repartin sulmues.

“Për mua, Zhegrova është një super nënshkrim. Nuk ishte e lehtë të gjeja një lojtar që mund ta tejkalonte lehtësisht një kundërshtar. Openda është gjithashtu një blerje e shkëlqyer. Ai është një lojtar i plotë dhe i ka golat në ADN-në e tij. Ata janë dy lojtarë cilësorë që do ta thellojnë më tej këtë skuadër. Juventusi sigurisht që nuk mund të ankohet në sulm tani”, u shpreh Mark Iuliano.

Mark Iuliano

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?