Daniel Godelli

Zhgënjen peshëngritësi Daniel Godelli, dështoi në shkëputje, u tërhoq nga gara

29 Mars 2018, 21:09| Përditesimi: 29 Mars 2018, 21:11

  • Share

Pritej shumë nga ai por Daniel Godelli ka dështuar në kampionatin Europian të peshëngritjes që po zhvillohet në Rumani. Peshëngritësi shqiptar garoi ne peshën trupore deri në 77 kg dhe madje i kishte të gjitha mundësitë të triumfonte por zhgënjeu në shkëputje dhe më pas për shkak të një dëmtimi të krah u tërhoq nga gara duke mos zhvilluar asnjë provë në shtytje.

Godelli në stilin e shkëputjes u ngjit i fundit në pedanë dhe i mjaftonte që të realizonte vetëm një nga tre provat por dështoi. Godelli në të treja provat nuk mundi dot të ngrinte 159 kg duke mos u kualifikuar në dygarësh.

Ndërsa më pas për shkak të një dëmtimi Godelli vendosi që të mos ngjitej fare në pedanë për stilin e shtytjes duke u tërhequr nga gara. I vetmi nga peshëngritësit shqiptar që triumfoi duke u shpallur kampion Europe ishte Briken Calja që morri tre medalje ari.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?