Pas kualifikueseve të Çmimit të Madh të Hungarisë një deklaratë e Hamilton, i cili u rendit në vendin e 12, ka bërë shumë përshtypje. Piloti britanik ka lëshuar fjalë me nënkuptim për skuderinë e kuqe, duke vënë në dyshim aftësinë e ekipit.
"Kur them në radio 'çdo herë kështu', i referohem vetëm vetes. Nuk e di çfarë kam humbur. E pyes veten dhe nuk kam përgjigjje. Meqenëse u arrit pole-position them se ndoshta Ferrari duhet të ndryshojë pilot,”-u shpreh britaniku 7 herë kampion bote.
Lajmi kryesor:
Formula 1, befasi e madhe në kualifikueset e Hungarisë! Charls LeClerc 'pole-position', zhgënjen Hamilton
Ne.k./ReportTv.al