Ferrari doli pa pikë nga Çmimi i Madh i Kinës, gara e dytë e Botërorit në Formula 1. Në pistë dy pilotët Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc ishin brenda dhjetëshes së parë, teksa gabimet e skuderisë sollën skualifikimin.
Zhgënjim nga kjo situatë ka pësuar edhe Charles Leclerc, monegasku i Ferrarit. Në një bisedë të fundit për mediet ai shton se ekipi i tij duket të bëjë ndryshime për të qenë konkurrues në pistë.
"Fundjava e kaluar ishte vërtet e vështirë për të gjithë ne. Duhet të ndryshojmë gjithçka, të punojmë më shumë për ta përmbysur situatën e keqe që kaluam në Kinë dhe jam i sigurt se do t’ia dalim në Japoni”, u shpreh Charles Leclerc.
Më tej, piloti i “Kokëkuqes” shtoi: “Një falënderim i madh shkon për të gjithë ata që na kanë mbështetur të gjithëve si ekip gjatë fundjavës. Kjo do të thotë se ju keni shumë besim tek ne për të qenë gati për garën e ardhshme.”
Pas dy garave të para, Leclerc ende nuk është ngjitur në podium me Ferrari. Në Maranello, po punohet për të sjellë një makinë më të mirë që në garën e ardhshme në Japoni edhe pse ndryshimet më të mëdha priten në Miami.
Komente
