Kryetari i Partisë Ora e Shqipërisë, ish-deputeti Zef Shtjefni, ka reaguar ashpër ndaj Sali Berishës, pas publikimit të listës së hapur të koalicionit me 25 parti politike për zgjedhjet e 11 majit 2025.
Në një postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Shtjefni shprehu zhgënjimin e tij për faktin se kryetarët e partive pjesëmarrëse në koalicionin opozitar nuk janë përfshirë në listë.
“Ju e keni menduar shumë gabim duke zgjedhur ata kryetarë partish që pëlqeni ju! Kjo nuk ju nderon aspak”, shkruan ai, duke akuzuar Berishën se nuk ka treguar transparencë dhe nuk ka konsultuar drejtuesit e partive të koalicionit për kandidaturat.
Madje ai zbulon edhe një detaj tjetër për karakterin politik të kreut të PD-së, duke thënë se Berisha as i kishte thirrur për të diskutuar kandidaturat për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, teksa shton se në vijim do japin edhe versionin e tyre përfundimtar.
“Nuk lejoj askënd të na shkelë me këmbë”, thekson ai, duke lënë të nënkuptohet se do marrin edhe një vendim në vijim për këtë çështje, që ndoshta mund të jetë edhe dalja nga koalicioni "Aleanca për Shqipërinë Madhështore"..
Postimi i plotë i Zef Shtjefnit në Facebook:
“Dy fjalë për Z. Berisha!
Ju keni bërë një koalicion me 25 parti politike, ku pjesëmarrëse e koalicionit është dhe Partia Ora e Shqipërisë, ku secili Kryetar Partie do të ishte në listën e hapur për të përfaqësuar partitë tona në zgjedhjet e 11 Majit 2025! Ju e keni menduar shumë gabim duke zgjedhur ata kryetarë partish që pëlqeni ju! Kjo nuk ju nderon aspak ju!
Ju nuk morët mundimin as për të na thirrur për të diskutuar për kandidaturat!
Në ditët në vazhdim do të japim dhe versionin tonë përfundimtar! Nuk lejoj askënd të na shkelë me këmbë!
Partia Ora e Shqipërisë, sipas të dhënave, kemi afro 2000 vota në Tiranë për të cilën ka punuar kaq kohë, por nuk është në listë të hapur. Kryetari i partisë nuk voton njerëzit tanë për ju!
Një zhgënjim total nga ju!”
Komente

Jeni totalisht vegel, 60 vjet ne shqiperi dhw hera e pare qe e degjoj kete parti dhe njeri...paska ikur gjysma dmth, cfare humbje.
Përgjigju