Trajneri Guardiola dhe futbollisti Leo Messi

Zhgënjimi në Botëror, Argjentina kërkon Guardiolën në stol

5 Korrik 2018, 11:35| Përditesimi: 5 Korrik 2018, 11:41

  • Share

Pas zhgënjimit në Botëror ku u eliminua nga Franca në 1/8 Argjentina këkron të ndryshojë kurs dhe mbi të gjitha të ndryshojë trajner. Jorge Sampaoli tekniku që drejtojë amerikano jugorët në Rusi do të largohet dhe direkt nga Buenos Aires vjen një lajm thujase i pabesueshëm.

Federata argjentinase e futbollit po mendon që në drejtimin e skuadrës Albiceleste të marrë spanjollin Pep Guardiola. Federata do që Guardiola të udhëheqë skuadrën për në Botërorin e ardhshëm në Katar duke parë tek spanjolli një trajner karizmatik dhe mbi të gjithë të lidhur ngushë me Leo Messin kapitenin e skuadrës.

E sigurtë është që Sampaoli do të largohet dhe Federata është e gatshme që me Pep Guardiolën të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare ku spanjolli do të përfitojë 12 mln euro në vit dhe e gjithë kjo shumë parash do të mbulohet nga kompania televizive “ Torneos” që zotëron të drejtat televizive të Argjentinës deri në vitin 2030-të. Duket një tratativë shumë e komplikuar për të mos thënë e pamundur pasi së pari është e vështirë që Federata të lirohet nga Sampaoli që ka kontratë deri në vitin 2022.

Dhe se dyti Pep Guardiola po drejton me sukses Manchester Cityn dhe nuk ka ndërmedn që të largohet nga Anglia. Alternativat e tjera edhe pse po ashtu të vështira janë Diego Simeone dhe Maurizio Pochettino. Ndoshta duket sikur Argjentina në fund mund të kënaqet me Ricardo Gareca që në Botërorin e Rusisë drejtoi Perunë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?