Zhupa akuza Ndrecës: Je në konflikt interesi, ke qenë avokat i një prej të akuzuarve për sterilizimin

25 Mars, 11:40| Përditesimi: 25 Mars, 12:40

  • Share

 

Deputetja e opozitës, Ina Zhupa ka hedhur akuza ndaj nënkryetarit të PS në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, Plarent Ndrecës, duke thënë se ka qenë avokat i një prej të akuzuarve (Arben Gjata) për koncesionin e sterilizimit.

Përgjigja i erdhi nga Ndreca, i cili tha se nëse do ishte për konflikt interesi, është kryetarja e Rithemelimit, Albana Vokshi që është në konflikt. Pasi ajo ka qenë një prej kallëzueseve të këtyre koncesioneve.

Zhupa: Nuk kemi paragjykuar, kryetarja citoi kërkesën që ka ardhur nga PD dhe i referohet auditit të kryer nga KLSH. Sipas KLSH, nga viti 2015-2018, janë 930 mln lekë për shërbime të pakryera vetëm për check up. Kjo shumë është katërfishuar deri në 2024. Janë paratë e taksapaguesve. Kjo duhet t’iu shqetësojë. Atyre që s’u pëlqejnë të dhënat të sqarojnë a kanë konflikt interesi që ndodhen në këtë komision. Për mua ka konflikt interesi se ka qenë avokati i njëri prej të akuzuarve në koncesion. Të sqarojë Ndreca pozicionin e tij dhe të vazhdojmë punën për interesin publik.

Vokshi: Secili të firmosë një deklaratë që s’kanë konflikt interesi për çështjet që do trajtohen dhe dëshmitarët që do thirren.

Ndreca: Do ishte mirë të kuptojmë që kush është në konflikt interesi, unë apo kryetarja, që është kallëzuese.  Unë nuk kam mbrojtur profesorin në çdo segment procedural. Nëse do kishte vend për konflikt, do ishte kryetarja që është kallëzuese se ka krijuar bindje për rrethanat që janë objekt hetimi.


Lajmi kryesor:

Nis me debate Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, opozita: Ndreca në konflikt interesi! Rama, 5 ministra e ish-ministra dëshmitarë, thirren brenda 10 qershorit


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?