Ina Zhupa

Politikë

Zhupa: Gjykata Kushtetuese refuzoi t'i jepte kushtetueshmëri ligjit të Akademisë së Shkencave, Gjinushi dhe Tole, produkte të puçit parlamentar

12 Shkurt, 15:37| Përditesimi: 12 Shkurt, 15:47

  • Share

Gjykata Kushtetuese në ndarje të barabartë votash nuk e shpalli dot në përputhje me kushtetutën ligjin për Akademinë e Shkencave.

Kryetarja e Komisionit të Edukimit Ina Zhupa, ka reaguar duke kërkuar rikthimin e ligjit në gjendjen e mëparshme nga mazhoranca.

Ajo shprehet se Gjykata nuk votoi dot si kushtetues dhe në përputhje me rregulloren e kuvendit këtë ligj, duke treguar qartësisht që opozita kishte të drejtë.

‘Gjykata Kushtetuese me vendimin e datës 10.02.2025 refuzoi ta pranonte si në përputhje me kushtetutën ligjin që shpalli të përjetshëm Skënder Gjinushin, ish ministrit të diktaturës. Gjykata nuk votoi dot si kushtetues dhe në përputhje me rregulloren e kuvendit këtë ligj, duke treguar qartësisht që opozita kishte të drejtë. Gjykata Kushtetuese ka delegjitimuar zgjedhjen e kryesisë, kryetarit dhe nënkryetarit Gjinushi dhe Tole. Janë produktet e një puci parlamentar që edhe gjykata kushtetuese nuk e mohoi dot se ka ndodhur.  Trupa gjyqësore nuk mundi të bënte më shumë nën presionin politik, por e la te palegjitimuar këtë ligj me porosi pa asnjë interes publik dhe në shkelje të Kushtetutës.

Ky është një turp për pucistët e kuvendit, për mazhorancën, për Petro Kocin dhe Ismet Beqirajnë dhe për rekordet e parlamentarizmit. Një mazhorancë serioze duhet ta rikthente ligjin në gjendjen e mëparshme pa ndryshimet e porositura, por ju mungon kurajo. Pas zgjedhjeve, shumica e udhëhequr nga PD, do i zhbëj menjëherë ndryshime antikushtetuese të ligjit të Akademisë së Shkencave. Skënder Gjinushi dhe Vasil Tole duhet të japin dorëheqjen se nuk mund të drejtojnë më Akademinë e Shkencave kur janë të palegjitimuar dhe produktet e një puci dhe këtë as gjykata kushtetuese nuk e kundërshtoi', tha ajo. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?