Zhupa kërkon dëgjesë me drejtorin e RTSH-së: Peza të japë shpjegime për shkarkimet nga puna e përdorimin dhe e fondeve

8 Prill, 15:23| Përditesimi: 8 Prill, 15:51

  • Share

Deputetja e opozitës Ina Zhupa kërkon thirrjen në një seancë dëgjimore në Komisionin e Medias të drejtorit të RTSH Alfred Pezën.

Ajo thotë se dëgjesa duhet të bëhet për funksionimin e RTSH, largimet nga puna dhe përdorimin e fondeve. 

Zhupa: Unë kërkoj të përfshihen në kalendarin 3 javor të komisionit, të thirret në një dëgjesë drejtori i dorëhequr dhe tërhequr nga dorëheqja drejtori i RTSH-së Alfred Peza, si dhe këshilli drejtues në mënyrë të tillë që të raportojë mbi mënyrën si po funksion RTSH, mbi shkarkimet masive nga puna dh përdorimin e fondeve. Është futur TVSH në një cikël paligjshmëri që në momentin që është marrë në drejtim nga Peza. Kemi kërkuar që të na sjellin si ka qenë zgjedhja e drejtorit të RTSH-së. është në nderin tonë, pasi japim buxhet 23 mln euro që ta marrim dhe në dëgjesë. Vendos datën!

Kushi: Jemi dakord që ti ftojmë! Dakord! Data do të dakordësohet me institucionin.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?