Ina Zhupa

Sociale

Zhupa: Kufizimi i gazetarëve në Parlament, po minon të drejtën e qytetarëve për t'u informuar

17 Shtator, 13:15| Përditesimi: 17 Shtator, 13:17

  • Share

1758107813_5502138401317722633053174173906778306842585n.jpg

Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, ku sipas AGSH, gazetarët nuk do të lejohen në seancën plenare dhe në oborrin e Parlamentit, teksa do të ketë një hapësirë të dedikuar për ta.

Zhupa shkruan në Facebook, se kufizimi i lirisë së mediave, po minon të drejtën e qytetarëve për t'u informuar mbi aktivitetin e deputetëve që ata kanë votuar.

“Gazetarët kanë gjithë të drejtën të pyesin deputetët dhe të regjistrojnë në mënyrë të pavarur aktivitetin e seancës publike parlamentare. Në republikën e censurës të Ramës, çdo hapësirë lirie për gazetarët dhe për deputetët duhet shuar!”, shkruan Zhupa.

Ndërsa në fund deputetja demokrate thekson se çdo masë e tillë eshtë represive dhe e papranueshme.

Postimi i plotë i Zhupës:

Pas porosisë së Ramës “kujdes nga gazetarët” vjen plani për mos lejuar gazetarët në sallën dhe në oborrin ku zhvillohen seancat plenare.

Një kufizim i lirisë së medias, një monopolizim me regji i ngjarjeve brenda kuvendit nën kontrollin e mazhorancës është i dëmshëm për demokracinë.

Ky plan që po gatuhet në zyrat e kuvendit minon edhe të drejtën e qytetarëve për t'u informuar mbi aktivitetin e deputetëve që ata kanë votuar.

Gazetarët kanë gjithë të drejtën të pyesin deputetët dhe të regjistrojnë në mënyrë të pavarur aktivitetin e seancës publike parlamentare. Në republikën e censurës të Ramës, çdo hapësirë lirie për gazetarët dhe për deputetët duhet shuar!

Çdo mase e tillë këtyre të drejtave është represive dhe e papranueshme. Dhe ne do bëjmë gjithçka për mos e lejuar, kur liria e medias është në prioritetet e Bashkimit Europian dhe pjesë e clusterit të parë.


Lajmi kryesor:

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë: Kuvendi plan për të kufizuar gazetarët dhe mediat!


A.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?