Zhupa në ‘Pa Protokoll’: Kthimi i Metës dhe Berishës do inspirojnë popullin opozitar për të fituar zgjedhjet! Kushtetuesja do rrëzojë marrëveshjen e Butrintit

15 Korrik 2022, 22:13| Përditesimi: 16 Korrik 2022, 08:51

  • Share

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, thotë se opozita tashmë është ristrukturuar për të bërë një betejë frontale përballë Edi Ramës. Zhupa, e cila është rreshtuar në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha brenda PD-së, tha në një intervistë për emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, se tashmë opozita nuk ka asnjë dilemë, që të qëndrojë përballë Edi Ramës. Sipas Zhupës, me rikthimin e Ilir Metës në politikë si dhe të Sali Berishës në krye të PD-së, do të motivohet populli opozitar për të fituar zgjedhjet.

‘Sot kemi një opozitë të ristrukturuar që do të bëjë beteje frontale përballë Edi Ramës. Nuk ka asnjë dilemë që të qëndrojmë përballë Edi Ramës. Kjo qeveri ka degraduar në të gjitha format. Mund të ketë rezultate të ndryshme në varësi të strategjisë në varësi të rrethanave. Në këtë drejtim PD sot mund të ketë të njëjtin formacion, PD ka një strategji tjetër, një motivim tjetër. PD ka një front dhe një bashkim opozitar ku ka një besim tjetër. Por edhe kthimi i aktiv i Metës, dhe kthimi i Berishës në krye të PD, do të jenë elemente që do të motivojnë dhe inspirojnë popullin opozitar për të ndërmarrë ato veprime që i shërbejnë për opozitës për të fituar zgjedhjet. Zgjedhjet lokale do jenë një test i rëndësishëm për PD. Individë të caktuar zgjedhin të mos bashkohen, por kjo nuk është përçarje!’- u shpreh Zhupa.

Duke u ndalur te marrëveshje për administrimin e Parkut të Butrintit, Zhupa tha se do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese, dhe se është e bindur se Gjykata do ta rrëzojë.

‘Koncesioni i Butrintit është një nga dhimbjet më të mëdha që duhet të ketë çdo qytetar shqiptar në mënyrën sesi kjo qeverisja e trajton pasurinë kombëtare. Butrinti nga të gjitha shifrat është perla e turizmit tonë kulturor. Prodhon 2 mln dollar na arkën e tij, Butrinti është histori. Nuk është thjeshtë një muze i mbyllur. Butrinti me gjetjet mund të tjetërsosh historinë këto element janë të rëndësishme për të kuptuar se shteti shqiptar nuk mund te heqë dorë. Me këtë koncesion shteti heq do të nga këto detyra, shkel kushtetutën dhe ja kalon një bordi që ka 4 persona privat dhe nuk përfaqësojnë asgjë për shtetin shqiptar. Kanë përjashtuar nga bordi bashkinë Sarandë. Në asnjë vend të botës nuk përjashtohet pushteti lokal. Këto nuk i mbrojnë vlera tona kulturore. Marrëveshja ka shkelur kushtetutën. Gjykata Kushtetuese mendoj se do ta rrëzojë. Ne mund të kishim që në 2018, kur është miratuar ligji i Trashëgimisë Kulturore, por për shkak të fokusit ku dolën përgjimet e Bild, ishte pak e vështirë. Por në kushte të tjera duhet të kishim atakuar në GJK ligjin për Trashëgiminë Kulturore port ani jemi të detyruara që t’i çojmë një nga një. Kjo ka qenë kleçka që ka tejkaluar.’- u shpreh Zhupa.

Ora 22:53
Zhupa vlerëson Bashën: Uroj që shumë shpejt të jëtë aktiv në strukturat e PD-së, ka shumë për të dhënë për opozitarizmin

 

Deputetja Ina Zhupa e ftuar në emisionin ‘Pa protokoll’ ka vlerësuar ish-kreun e PD-së Lulzim Bashën dhe tha se uron që shumë shpejtë të jetë aktiv në strukturat e PD-së dhe në parlament.

'Për Bashën kam një respekt maksimal, kam qenë një nga bashkëpunëtoret e tij më të ngushta. Uroj ta shoh sa më shpejt aktiv në të gjitha strukturat e PD dhe kudo në parlament. Është një njeri që ka shumë për të dhënë ende për opozitarizmin dhe nuk ka arsye pse mos të jetë aktiv dhe të mos bashkohet për një lloj opozitarizmi kundrejt Edi Ramës.'- tha Zhupa.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • adriatik: 16/07/2022 11:07

    Ina Zhupa dote na mbushe mendjen se Sali Berisha dhe Ilir Meta do inspirojne popullin opozitar te fitojne zgjedhjet. Po kush e beson kete fluturake.Jane karte e djegur.

    Përgjigju
  • Ina: 16/07/2022 09:40

    HAHA,SALIU dhe Meta dy kriminele,dy hajduta qe cfare nuk i kan bere këtij vendi,do drejtojnë opozitën,turp per ty ne radhe te pare qe je e re dhe i lavdëron,si ata je edhe ti ,do te përfitosh prej tyre ndonjë gjë,njeri pa vlere

    Përgjigju
  • Eva: 16/07/2022 09:33

    Turp,vajze e re here andej here këndej,per nje cop karrige,more idjote nuk e din cfare i ka ba Sali krimineli,këtij vendi qe e ka shkatërruar,qe ka vrare e prere si ka dashte ,qe Amerika e ka shpallur non gratë bashke me familjen,cfare Don ma more idjote me shkolle,prandaj edhe populli nuk ka besim ma te ju te rinjet,sepse edhe ju po rendni pas te keqes e pas interesave te tuaja

    Përgjigju
  • Fadili: 16/07/2022 02:21

    Viti 2022 te thuash qe keta te dy jane inspirim per popullin eshte me deshperuese se sa ikja e rinise nga vendi

    Përgjigju
  • Gorja: 15/07/2022 23:50

    Sh zhupa sh lenka ju do te fitoni se oliri dhe saliu do tju cojne drejt hales .pa grope septike mjau ina mjau.

    Përgjigju
    • Zhani: 16/07/2022 10:13

      E dini pse Saliu,Likja me pare Zogu dhe Enveri behen dhe u bene te tille sepse ...jemi popull budalla qe i servilosemi kryetarit! "me mire nje mik se nje ciflig"!Dhe Saliu e ka kuptuar shume mire kete dhe i tall bythen me te gjithe PD militante!Edhe me Belind Kerricin.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?