Përfaqësuesit e maxhorancës në Komisionin e Ligjeve nuk e kanë marrë parasysh propozimin e koleges së opozitës Erisa Xhixho, për ndryshim në nenin 262 të Kodit Penal, ku kërkon që dënimi për kundravajtjen penale në rast organizimi grumbullimi apo manifestimi të paligjshëm, të ulet nga 12 në 6 muaj, si dhe të jetë e mjaftueshme vetëm një kërkesë e bërë me shkrim, pa marrë lejen e posaçme nga organet kompetente.
“Kolegët propozojnë që të njoftohet me shkrim dhe të mos merret leje për organizime grumbullimesh dhe manifestimesh, dhe kundravajtjen me 1 vit për moszbatimin e duan 6 muaj. Nuk mund të bësh një njoftim me shkrim dhe të mos i përmbahesh atyre që ke shkruajtur”, tha relatorja e mbledhjes, Ermonela Felaj.
Po me 14 vota kundër, me pretendimin se punonjësit e medias nuk janë të rrezikuar në vendin tonë, u rrëzua edhe propozimi i deputetes Ina Zhupa, e cila kërkoi që kategori të trajtohet si subjekt i veçantë në ligjin 238 të Kodit Penal, në rastet e goditjes dhe kanosjes për shkak të detyrës.
“Veprat penale që kërkon ndryshim Zhupa parashikon punonjësit e shtetit, ata të medias nuk janë punonjës shtetëror dhe në funksion të publikut. Kodi Penal ka një nen që është “rrethanat rënduese”, i lejon gjykatës që nëse goditja apo kanosja i ndodh gazetarëve, dënimi të jetë më i rëndë se kur vepra i ndodh një subjekti të rastësishëm. Me ndryshimet që kërkoni i bie që media është në rrezikshmëri këtu në Shqipëri, por jo nuk është e rrezikuar”, argumentoi Felaj.
Maxhoranca në Komisionin e Ligjeve rrëzoi edhe kërkesën e demokratit Bylykbashi, për mosparashkrimin e veprës penale, për kryerjen e së cilës akuzohet një zyrtar shtetëror. Relatorja Ermonela Felaj argumentoi se të vetmet vepra që nuk parashkruhen janë krimet e luftës dhe ato kundër njerëzimit.
Në minutat e para mbledhja u braktis nga përfaqësuesit demokratë, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi, pasi kjo e fundit nuk u lejua të flasë jashtë rendit të ditës, lidhur me përjashtimin prej 13 ditësh të kolegëve demokratë nga Komisioni i Ligjeve.
Po vazhduat me ligje për mbrojtiene të gjithëve sipas OPOZITËS nuk e di se kush do të mbrojë TëMjerët POLICË?
PërgjigjuParashkrimi i veprave penale nuk duhet te figuroj fare ne kodin penal.Ky lloj neni u sherben te gjithe atyre qe kryejne korrupsion dheevazion fiskal.
Përgjigju