Deputetja e PD-së, Ina Zhupa thotë se sezoni turistik ishte zhgënjyes në Sarandë, dhe se pritshmëritë e qytetarëve dhe operatorëve turistikë nuk janë përmbushur. Në një postim në rrjete sociale, pas një takimi me qytetarët në Sarandë, Zhupa thekson se viti 2025 ka qenë më i dobët se viti i kaluar, duke treguar, sipas saj, një tendencë negative dhe shqetësuese për turizmin në jug të vendit.
Zhupa liston disa nga problemet kryesore që sipas saj po largojnë turistët, duke nisur nga mungesa e parkimeve publike, kaosi në trafik, mungesa e ujit të pijshëm dhe keqmenaxhimi i mbetjeve urbane. Ajo thekson se këto kushte po e kthejnë qytetin në një vend jo tërheqës për turistët, të cilët jo vetëm që nuk rikthehen, por as nuk e rekomandojnë Sarandën si destinacion.
Deputetja kërkon një strategji të re për turizmin, të mbështetur në investime për përmirësimin e jetës së banorëve dhe zhvillimin e një modeli të qëndrueshëm, që përfshin turizmin kulturor, natyror dhe të aventurës, me qëllim tërheqjen e turistëve elitarë dhe krijimin e një ekonomie më të fortë.
"Për të orientuar turizmin drejt një modeli që prodhon ekonomi dhe rrit mirëqenien lokale, duhet një strategji e re dhe më e qëndrueshme. Duhen investime reale në përmirësimin e jetës së banorëve që do coj edhe në përmirësimin e kushteve për turistët. Gjithashtu të promovohet një turizëm me vlerë të shtuar, kulturor, gastronomik, aventurë dhe natyrë që tërheq vizitorë me më shumë kapacitet shpenzues. Synimi duhet jetë turizëm gjithë vjetor që rrit ekonominë lokale.", shkruan ajo.
Reagimi i plotë:
Sezoni turistik nuk i përmbushi pritshmëritë në Sarandë, shumë pak ndikim në ekonominë lokale!
Gjatë takimeve dhe bisedave me sipërmarrës, operatorë turistikë dhe qytetarë, një gjë ishte e përbashkët për të gjithë: sezoni turistik i këtij viti nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe në pritshmëritë e tyre. Viti 2025 ka qenë më i dobët se 2024, i cili vetë kishte qenë më i dobët se 2023. Tendenca është negative dhe shqetësuese.
Edhe profili i turistëve që kanë frekuentuar zonën ka ndryshuar ndjeshëm. Kryesisht turistë me një çantë në krah, që nuk kanë kontribuar në ekonominë lokale. Ata kanë përdorur shërbimet bazike, si marketet, fast food-et por nuk kanë konsumuar në restorante lokale, nuk kanë marrë shërbime, nuk kanë krijuar ekonomi në komunitet. Shumë pak ndikim real në jetën ekonomike të qytetit.
Disa probleme thelbësore që po largojnë turistët dhe po ndikojnë negativisht në përvojën e tyre, duke bërë që shumë prej tyre të mos rikthehen më dhe të mos e rekomandojnë Sarandën si destinacion janë:
Një qytet pa një parkim publik funksional, ku kaos me makinat është bërë pjesë e përditshme. Mungesa e ujit të pijshëm, është jo vetëm e papranueshme, por edhe e turpshme. Keqmenaxhimi i mbetjeve, plehra të shpërndara nëpër qytet dhe rrugicat e plazheve, është një tjetër plagë e turizmit vendas.
Trafiku i rënduar dhe mungesa e qarkullimit normal në zonat më të frekuentuara, gjë që krijon stres dhe largon çdo ndjenjë pushimi.
Për të orientuar turizmin drejt një modeli që prodhon ekonomi dhe rrit mirëqenien lokale, duhet një strategji e re dhe më e qëndrueshme.
Duhen investime reale në përmirësimin e jetës së banorëve që do coj edhe në përmirësimin e kushteve për turistët. Gjithashtu të promovohet një turizëm me vlerë të shtuar, kulturor, gastronomik, aventurë dhe natyrë që tërheq vizitorë me më shumë kapacitet shpenzues. Synimi duhet jetë turizëm gjithë vjetor që rrit ekonominë lokale.
Komente

Duhet shteti te beje detyren. Bizneset i ka shkaterruar konkurrenca e pandershme e toleruar ne menyre kriminale nga institucionet shteterore. Hotelet jane sulmuar nga mijera dhoma te paregjistruara qe nuk paguajne asnje takse , agjencite turistike kane dale jashte loje se taxite e paligjshme e te ligjshme pretendojne te ofrojne ture te guiduara me 5 fjale anglisht qe ulin imazhin e vendit ne 0 dhe nuk i kontrollon askush qe te hyrja e portit e gjate gjithe bulevardit te katandisur si pazar arab me kutira e kacole pa fund te qindra skafeve te parregjistruara qe ofrojne guida dhe sherbime qe nuk u lejohen me ligj dhe qe shkaterrojne biznesin a e anijeve turistike qe jane bukuria e bulevardit. Restorantet sulmohen nga kioskat ambulante pa fund qe shesin pije e ushqime te pakontrolluara ne gjithe gjatesine e vijes bregdetare . Nje kaos pa fund qe nuk le asnje biznes te mbijetoje dhe qe detyrimisht do terheqi ne Sarande vetem boten e trete qe ka buxhet vetem per te perballuar kete rremuje por jo te sjelli cilesi e turizmin e vertete afatgjate qe pretendojme.
Përgjigju