Politikë

Zhupa: Vokshi dhe Këlliçi janë pa mandate! E vërteta e largimit të sekretares së Sarandës

22 Nëntor 2021, 18:40| Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 22:58

  • Share

1637603130_Sequence03.00131608.Still033.jpg

Për Ina Zhupën, Partia Demokratike duhet të jetë një, por brenda strukturave të saj. Ajo kritikoi edhe ‘Foltoren’ e Sali Berishës me gratë në Tiranë, teksa tha se vetë LDG që e organizoi nuk ka legjitimitet të plotë.

“Foltorja e Gruas dje ishte një foltore e organizuar nga LDG, që vetë është në process ristrukturimi të brendshëm. Sepse Lidhja Demokratike e Gruas ka 12 vjet që nuk ka Kryesi dhe drejtohet nga zonja Albana Vokshi që është e emëruar” – tha Zhupa.

Për emisionin ‘Kontrast’ në Report TV ajo u ndal edhe tek pozicionimi I kreut të FRPD në krah të Berishës.

“Zoti Belind këlliçi u zgjodh Sekretar për Diasporën, pra pritej të largohej nga FRPD pasi i kishte mbaruar mandati. Ne përpiqemi t’i shohim si të lidhur me Foltoren, por ata janë pa mandate” – tha Zhupa.

Ajo tha se nuk është e vërtetë që sekretarja e Degës së Sarandës është shkarkuar.

“Unë e kam në celular dorëheqjen e saj dhe unë vetë i kam kërkuar të mos e japë dorëheqjen. Mund t’ju them edhe arsyet pse e ka dhënë, por nuk dua të prek jetën e saj personale. Ashtu siç ia ka dërguar edhe kryetarit të PD-së dorëheqjen, nuk e ka tërhequr më. Ne jemi një parti serioze dhe nëse njeriu e mohon, nuk ka pse të bëhet viktimë” – tha Zhupa.


Lajmi kryesor:

Zhupa i përgjigjet Metës: Pse e mbrojte në 'Kushtetuese' çdekretimin e 30 Qershorit, kur ta paska kërkuar Basha? Mos ndërhy në çështjet e PD! ‘Foltorja’ po na merr energjitë


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?