Në interpelancën me Elva Margaritin, Ina Zhupa i ka thënë se koncesionet i ka në Gjykatë Kushtetuese ndërsa përmend rastin e Butrintit duke thënë se ka shumë institucione kundër.
Sipas Zhupës, dhënia me koncesion e Butrintit i ka zhytur totalisht ndërsa thotë që s’duhen përmendur amerikanët se arrijnë t’i korruptojnë edhe ata.
“Ju thatë që koncesionet janë në imagjinatën tuaj. Në fakt janë në gjykatën Kushtetuese se keni dhënë Butrintin me koncesion. Ka dhe institucione të tjera si Presidenti i Republikës, KLP, 36 deputetë, avokatin e popullit mendojnë si unë që është koncesion. Sigurisht të vetmit që e mendojnë ndryshe jeni ju. Këshilli i Ministrave dhe vetë fondacioni. Keni të drejtë që e përmendni Butrintin.
Si ka mundësi që vjen drejtoresha e UNESCO-s dhe për ju është OKB. Vjen në Shqipëri, takon Ramën dhe Margaritën e s’ka asnjë fotografi. Butrinti është ai që ju ka zhytur. Amerikanët tuaj i kemi parë se korruptuat agjentin e FBI, mos i përmendni se i bëni ndot. Lërini shqiptarët. Ju i korruptoni të gjithë, amerikanë, europianë se keni interesa të forta financiare dhe ky është realiteti. 122 monumente kulture janë të shkatërruara”, tha Zhupa.
Lajmi kryesor:
Interpelanca për trashëgiminë kulturore/ Zhupa: Ministrja duhet të ishte shkarkuar, 37 monumente të zhdukura! Margariti: Sitet e trashëgimisë, mundësi punësimi
//ReportTv.al