Zhupa-ministres së Arsimit: Duhet të kishit bërë kontrollin anti-plagjiaturë në këto 3 vjet, të paktën për pedagogët

21 Prill 2022, 10:52| Përditesimi: 21 Prill 2022, 11:05

  • Share

 

Deputetja e PD Ina Zhupa, në interpelancën ndaj ministres së arsimit përmend kontrollin anti-plagjiaturë duke theksuar se duhet të ishte përfunduar në këto 3 vjet, të paktën për pedagogët.

Zhupa: Rishikimi i titujve akademikë, kanë një shprehje dibranët që thonë “në shtëpinë e të varurit nuk përmendet litari.”

Kështu që e kam të vështirë të flas me ju për shkak të plagjiaturës. Duhet të kishte përfunduar kontrolli anti plagjiaturë. Në këto 3 vjet, duhet të kishit bërë të gjithë kontrollin anti-plagjiaturë për pedagogët. Duhet të ishte miratuar ligji i ri për kodin e sjelljes si një premtim i marrë nga qeveria Rama për Paktin për Universitetin. Duhet të ishte krijuar arkivi digjital si portal i vetëm dhe ka universitete që doktoraturat i hedhin në faqet e tyre online.

Folët edhe për kodin e cilësisë që duhet të kishte përfunduar në qershor të vitit 2019. Kishit premtuar që biblioteka online dhe fizike në universitete. Për bibliotekës digjitale, studentët nuk marrin dot informacion që përkojnë me atë që i kërkojnë pedagogët. Kur kurrikula ecën në një drejtim dhe biblioteka digjitale në një drejtim tjetër, duhet ti përputhni.

Sa i përket bibliotekave të universiteteve vetë, do të gjeni literaturën e para viteve ’90 në 80% të rasteve të këtyre bibliotekave. Keni premtuar Kampusin Universitar të Tiranës. Me urdhër të kryeministrit është ngritur një grup pune që duhet të kishte paraqitur raport e të kishte bërë plan të detajuar, ndërkohë që përsëri kanë kaluar 3 vjet dhe ju mund të na thoni a i ka përmbushur detyrat e veta grupi i punës, a gëzojmë ne sot kampusin. Ne në komisionin e Arsimin kaluam fazën e tretë dhe kaluam fazën e tretë pa na sjellë juve se çfarë kishit bërë në 2 fazat e para.

Nuk sollët një raport për fazën e parë dhe të dytë por sollët miratimin e fazës së tretë.


Lajmi kryesor:

Ina Zhupa interpelancë me Ministren e Arsimit, i kërkon llogari për 'Paktin për Universitetin'! Kushi i tregon foton e filialit të Bujqësorit në Lushnjë: Ky ishte standardi juaj


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Ndryshohen drejtorët e policisë në qarqe, do ketë më shumë rend e siguri?