Shqipëria është një kakofoni që nuk gjen qetësi ditën e as natën. Përditshmëria përkufizohet nga bori makinash, zhurmë marmitash, frenime e dhënie gazi të befta, fishkëllima e ulërima, kantiere ndërtimi e shumë si këto. Trafiku është shkaktari kryesor i zhurmave por jo i vetmi. Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit referon se në çdo qytet ku është matur niveli i zhurmave ai ka rezultuar më i lartë se niveli limit që duhet të kenë ato. Lushnja është i vetmi qytet që qëndron brenda limiteve gjatë ditës dhe natës ndërkohë që Kukësi dhe Përmeti vetëm natën.
“Monitorimi i zhurmave është kryer në qytetet Tiranë Shkodër Vlorë, Lezhë, Kukës, Korçë, Pogradec, Berat, Sarandë, Gjirokastër, Fier, Përmet, Lushnje. Bazuar mbi të dhënat e monitorimit gjatë vitit 2024, niveli i zhurmave tejkalon vlerat limite për periudhën e ditës (55 dB) në të gjitha qytetet e monitoruara duke përjashtuar qytetin Lushnje.
Për periudhën e natës (45 dB) niveli i zhurmave në qytetet Kukës, Përmet dhe Lushnje është brenda vlerave limite ndërsa në qytetet e tjera të monitoruara, tejkalon vlerat limite. Shkaktari kryesor i emetimit të zhurmave është trafiku rrugor. Gjithashtu dhe lokalet gjenerojnë zhurma si ditën ashtu dhe natën” thuhet në raport.
Sipas dokumentit bazuar në të dhënat e monitorimit të zhurmave ditën niveli më i lartë i zhurmave është vlerësuar në qytetin Tiranës ku kemi tejkalim të normës në masën 15.1 %, Vlorës 14.7%, Sarandës 13.6%, Gjirokastrës 11.1%. Nivelet më të ulëta janë monitoruar në qytetet e Kukësit, Pogradecit, Përmetit dhe Lushnjës. Trafiku rrugor është një fenomen i karakterit të rastësishëm, për këtë arsye themi që ndikimi i trafikut ose i çdo faktori tjetër të jashtëm që shkakton zhurmë në momentin e monitorimit mund të jetë shkaktari i uljes apo rritjes së nivelit të zhurmave urbane në qytetet që monitorohen.
Sa i takon monitorimit të zhurmave gjatë natës të dhënat tregojnë se niveli më i lartë është monitoruar në qytetin e Vlorës ku kemi tejkalim të normës me 18.75 %, Tiranës me 16.51% dhe Sarandës me 14.6% dhe nivelet më të ulëta janë monitoruar në qytetet e Kukësit, Pogradecit, Përmetit dhe Lushnjës./Monitor
Komente

Perqendrimi i popullsise e turizmit eshte shkaktari i pare,te tjerat vine me ta,i dyti eshte fakti qe shteti u kerkon orare e ulje zhurme lokaleve,por nuk i detyron te kene ambiente /soundproof/,orarin t'a kete per lokalet me ambiente te hapura,gjithashtu nuk e di nese /baffles/ jane aty te detyrueshme per motoret?!
PërgjigjuLokalet dite nate, mundesisht kush ta ngreje muziken me shume, ne kate te para te pallateve, flejne apo nuk flejne banoret e atyre pallateve, nuk ka rendesi, rendesi ka vetem xhiroja ditore... nevojitet te merren masa sa me pare kunder kesaj grabitjeje te qetesise, kunder kesaj ndotjeje te tmerrshme akustike. Nuk kemi pare ne asnje vend te botes se qyteteruar te kerrcasin daullet e lokaleve, aq me pak ne zona banimi.
Përgjigjuse ka lavazhe ne cdo cep dhe kalojne ca motorra qe me shume bejne zhurme se sa ecin
PërgjigjuPo Durresi me disa dhjetra km plazhe ! Nje cmenduri e vertete zhurmash dhe "shteti" inegzistent !!?? Dhe kur Zhurmat "kombinohen" me Plehrat,atehere "vertet" behemi shume atraktiv !! Turisti vendas
PërgjigjuTmerr eshte dhe tek Valamar Rezidence. Lokali HK me nje muzike te larte gjate gjithe kohes dhe darka eshte nje tmerr. Nuk veme dot femijet ne gjume deri ne 12 te nates. Dhe mbyllja me nje batare fishekzjaresh, sikur jemi ne lufte. Na e nxine jeten. Nuk pyesin as per polici as per ligj
Fiks