Ceremonia për Elham Elezajn në repartin e FNSH

Zhvarrosen 2 efektivët e rënë në krye të detyrës, do prehen në ‘Varrezat e Dëshmorëve’ nga 5 maji

4 Maj 2022, 18:00| Përditesimi: 4 Maj 2022, 18:18

  • Share

TIRANË- Dy efektivë, Elham Elezaj dhe Rufan Hakrama që kanë rënë në detyrë, por janë shpallur Dëshmorë të Atdheut pas vdekjes janë zhvarrosur dhe në nderim të tyre u mbajt një ceremoni në repartin e FNSH.

Me kërkesë të familjarëve u bë zhvarrosja e tyre në Tufinë dhe prehja në Varrezat e Dëshmorëve do të bëhet ditën e nesërme, më 5 maj.

Pritet që të bëhet zhvarrosja edhe e Artan Cukut,  ish-drejtuesi i policisë i vrarë në 2017-ën.

Vrasja e Elham Elezaj
Në 9 korrik të vitit 1998 Forcat RENEA u njoftuan se një person kishte marrë peng pjesëtarët e një familje, mes të cilëve gra dhe fëmijë. Pengmarrësi, Gëzim Kërçuku, ishte polic i objekteve. Familja që mori peng, i kishin lënë motrën ditën e dasmës. Më 9 korrik, Elham Elezi ishte i gatshëm, ishte dita e fundit në atë detyrë, pasi ishte emëruar shef komisariati në Sarandë, më 10 korrik do të paraqitej në detyrën e re. Kolegët rrëfejnë se Elhami shkoi në aksion pa antiplumb, u bashkua me kolegët dhe rrethuan godinën në zonën e Oxhakut në Tiranë, një shtëpi e pabanueshme. Operacioni zgjati, derisa ra nata, pengmarrësi nuk iu përgjigj thirrjeve për tu dorëzuar dhe ka qëlluar me armë. Ishte fshehur pas një lavatriceje, dhe në mungesë të ndriçimit, ka qëlluar duke lënë të vdekur Elham Elezajn.   Elham Elezaj ka marrë pjesë në disa prej operacioneve më të vështira të vitit 1997, duke veçuar aksionin që pasoi masakrën e Cërrikut, ku u vranë 6 gardistë. Elham Elezaj mbahet mend si efektivi që arrestoi kryebanditin Zani Çaushi. Humbi jetën në moshën 29-vjeçare.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Veri: 05/05/2022 20:00

    QEVERI MASKARENJSH,,,KENI VRARE MBI 20 VETA PER MOSPAGIM DRITASH,,kur kjo gje mund te zgjidhej kollaj me gjoba,,,keni vrare arben cukun,,,ai duhej te ishte ne pune ne polici sepse ishte I ri, ,,ju qeveria socialiste e hoqi nga puna dhe ai u be shenjester e krimit ,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?