Zhvarrosen 21 trupa në Kenia, mendohet të kenë vdekur si pasojë e një kulti urie

23 Prill 2023, 13:36| Përditesimi: 24 Prill 2023, 18:09

  • Share

Policia keniane ka zhvarrosur 21 trupa pranë qytetit bregdetar të Malindi, të cilët mendohet të kenë qenë predikues të një kulti fetar që udhëzon besimtarët të vdesin nga uria.

Në mesin e 21 trupave të dekompozuar u gjetën fëmijë, burra dhe gra. Varret e cekëta të viktimave ishin hapur pranë pyllit Shakahola, ku 15 anëtarë të Kishës Ndërkombëtare të Lajmit të Mirë u shpëtuan javën e kaluar.

Predikuesi dhe "udhëheqës i kulti" Paul Mackenzie Nthenge është në paraburgim, në pritje të vendimit të gjykatës. Ai dyshohet se u tha ndjekësve të vdisnin nga uria në mënyrë që të "takonin Jezusin".

Autoritetet shtetërore raportuan se deri më tani janë identifikuar 58 varre.Ata thanë se do të marrin mostra të ADN-së dhe do të kryejnë teste për të përcaktuar nëse viktimat vdiqën nga uria.

Në një nga varret e gërmuara besohet se përmbante trupat e pesë anëtarëve të së njëjtës familje, tre fëmijëve dhe prindërve të tyre.

Predikuesi dyshohet se i emëroi tre fshatra Nazaret, Betlehem dhe Jude dhe i pagëzoi ndjekësit në pellgje përpara se t'u thoshte të agjëronin, raporton The Standard.

Kenia është një vend fetar dhe ka pasur raste të mëparshme të njerëzve që janë joshur në kisha apo kulte të rrezikshme, të parregulluara.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?