Programuesi Liangbin Chen

Zhvati 147 mln euro nëpërmjet mashtrimeve kompjuterike, Gjykata vendos për ekstradimin e hakerit kinez! Rrëzohet edhe kërkesa për lehtësim mase

14 Tetor 2022, 09:56| Përditesimi: 14 Tetor 2022, 10:31

  • Share

TIRANË- Kreu i grupit kriminal kinez, Liangbin Chen i cili u arrestua në Shqipëri më 21 korrik do të ekstradohet në Kinë, sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës të shkallës së parë . Tashmë Liangbin Chen ka 10 ditë kohë për të çuar në Apel këtë vendim, ndryshe do të ekstradohet në vendin e tij të origjinës, për shkak se akuzohet atje se zhvatur 147 mln dollarë përmes mashtrimit kompjuterik. 

Gjykata rrëzoi sot gjithashtu kërkesën për rrëzimin e vendimit 2 javëve më parë që hanckeri kinez të lihej në arrest shtëpie, vendim i cili u mor për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. I akuzuari kërkoi sot  lehtësimin e kësaj mase. 

Shtetasi kinez u kap në Aeroportin e Rinasit teksa udhëtonte nga Dubai për t’u strehuar në arrati në vendin tonë. Pasojat e mashtrimit kompjutetik kapnin vlerën deri në 1 miliardë yen kinez ose 147 milionë dollarë. Ndonëse, Prokuroria e Tiranës ka qenë kundër lehtësimit të masës për shtetasin kinez, me argumentin se gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar, Gjykata vendosi lehtësimin e masës ndaj shtetasit kinez.

Kinezi akuzohet si kreu i bandës e cila ka patur selinë në qytetin Huzhou në Kinë dhe që ka kryer mashtrime në platformat online për ambiente me qira, shitje kompjuterash dhe telefonash në Dubani, Kinë dhe Emiratete Bashkuara Arabe.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?