‘Zhvatje përmes kredisë’, Meta ngre alarmin u çon letër Ramës dhe instituciovenve: 100 mijë qytetarë në rrezik

16 Korrik 2022, 16:54| Përditesimi: 17 Korrik 2022, 21:18

  • Share

Presidenti i vendit në largimin përmes një letre drejtuar autoriteteve më të larta të vendit, ka ngritur shqetësimin për një fenomenen i cili tashmë njihet si ‘zhvatje përmes kredisë’ dhe që ka prekur një numër të lartë të qytetarëve shqiptarë.

100 mijë qytetarët janë debitorë për detyrime financiare në subjekte që nuk janë banka, por që përmes mashtrimit dhe shantazhit ndaj nevojtarëve, po shkaktojnë tronditje të rënda ekonomike, sociale e psikologjike, duke dënuar cilësinë e jetës së shumë familjeve shqiptare. Me këtë argument, presidenti Ilir Meta u është drejtuar me letër kryeministrit Rama, Kuvendit, Ministrisë së Drejtësisë, SPAK-ut, kreut të policisë dhe zyrtarëve të tjerë, duke iu kërkuar të reagojnë sa më shpejt për mbrojtjen e njerëzve

‘Sipas qëndrimeve publike të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, mashtrimi është kthyer në një fenomen masiv dhe prej e kësaj skeme mund të jenë prekur 10 mijë, 30 mijë, apo 100 mijë qytetarë, ndërkohë që organi i prokurorisë ka dy vite që heton lidhur me çështje të kësaj natyre dhe ndaj disa subjekteve, por ende pa ndonjë rezultat konkret të bërë publik.’- thuhej në dokument

Një fenomen tjetër që Meta paraqet në letër ka të bëjë me mbledhjen e detyrimeve nga subjekte që prezantohen edhe me atributet e një përmbaruesi gjyqësor, të palicensuar dhe/apo pa mbikëqyrje të organeve shtetërore e që abuzojnë me të drejtat e debitorëve; të asaj që publikisht është etiketuar si “zhvatje përmes kredisë”

‘Shoqëri tregtare bashkëpunojnë me institucionet financiare jo banka dhe ushtrojnë veprimtarinë duke keqpërdorur në mënyrë flagrante të dhënat personale të qytetarëve të nxjerra nga data baza shtetërore, për t`u përdorur më pas si një mjet “shantazhi” për shlyerjen e shumave, origjina, vërtetësia, apo vlera reale e të cilave vihet në dyshim.’- thuhet në dokument

Duke e cilësuar situatën alarmante, Meta kërkon ndërhyrje të menjëhershme ndaj  subjekteve që ushtrojnë aktivitet në fushën e mikrokredisë, apo të shërbimit përmbarimor, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të këtij fenomeni që rrezikon apo mund të jetë kthyer në plagë për atë pjesë të pamundur të shoqërisë shqiptare, që detyrohet të marrë kredi për mbijetesë.

(Klikoni këtu për të lexuar dokumentin) Letra e Metës dërguar institucioneve

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?