Shpëtim Idrizi dhe Sali Berisha

Politikë

Zhvillime pas kuintave në PD, Idrizi shfaqet papritur në seli. Çfarë po ndodh me listat ?

13 Mars, 00:07| Përditesimi: 13 Mars, 00:11

  • Share

Një takim i papritur është zhvilluar në orët e vona të së martës në selinë blu. Rreth orës 23:00, kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, në një lëvizje që ka ngjallur menjëherë interes për publikun.

Meqenëse kryetari i PD-së, Sali Berisha nuk ndodhej në seli, Idrizi është pritur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka. Takimi mes tyre po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa nuk është bërë ende e ditur tema konkrete e diskutimit.

Megjithatë, gjithçka ndodh në një moment kyç për Partinë Demokratike, pasi fokusi kryesor i këtyre ditëve është finalizimi i listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit.

Lëvizjet e minutës së fundit në kampin opozitar po shihen si apelime për paqartësitë e listës dhe pakënaqësitë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?