Horoskopi

‘Zhvillime të stuhishme, Kujdes! Astrologu Jorgo Pulla paralajmëron …/ Horoskopi 31 mars-6 prill për çdo shenjë nga Jorgo Pulla

31 Mars, 13:10| Përditesimi: 31 Mars, 15:45

  • Share

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla, i cili bëri një analizë të detajuar për javën e parë të muajit Prill, përkatësisht 31 mars – 6 prill, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë do të jetë tepër dinamike ku Neptuni në Dash dhe Mërkuri në retrogradë sjellin zhvillime të stuhishme. “Kjo javë shënon fenomene intensive astrologjike, me Neptunin që hyn në Dash për një periudhë 14-vjeçare, duke ndikuar në vizionet dhe aspiratat kolektive. Mërkuri kthehet në mënyrë retrogradë te Peshqit, duke sjellë paqartësi në komunikime. Aspektet e favorshme të Saturnit dhe Uranit ofrojnë baza të forta, ndërsa Marsi do të rrisë vendosmërinë dhe veprimin”, theksoi Pulla, duke vijuar me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.

Dashi
Me hyrjen e Neptunit në shenjën tuaj, një kapitull i ri kërkimi dhe frymëzimi shpirtëror hapet para jush. Mërkuri, duke lëvizur në retrogradë, mund të shkaktojë keqkuptime në biseda ose udhëtime. Marsi ju jep shtysë dhe kurajo për të ndërmarrë veprime, ndërsa Saturni ju ndihmon të organizoni më mirë përgjegjësitë tuaja. Besojini instinkteve tuaja!

Demi
Urani vazhdon të shkundë jetën tuaj me ndryshime të paparashikueshme, por gjashtëkëndëshi i tij me Saturnin ju fuqizon me disiplinë dhe pjekuri. Ndërsa, Mërkuri retrogradë mund të krijojë pasiguri në kontaktet miqësore. Marsi ju mbështet në shprehjen e dëshirave tuaja, veçanërisht në marrëdhëniet ndërpersonale. Me pak organizim, ju mund t'i realizoni ëndrrat tuaja!

Binjakët
Sundimtari juaj, Mërkuri, po lëviz në retrogradë në sektorin e karrierës, duke shkaktuar vonesa dhe keqkuptime. Kujdes, shmangni marrjen e vendimeve të nxituara! Saturni dhe Urani ofrojnë mbështetje për të krijuar një të ardhme profesionale më të qëndrueshme. Marsi ndriçon financat tuaja, por kërkon maturi. Mos shkoni pas fjalëve, por dëgjoni intuitën tuaj!

Gaforrja
Me Marsin në shenjën tuaj dhe në këndet pozitive, ndiheni gati për të marrë iniciativa dhe për të përballuar sfidat. Urani sjell pak vështirësi, por edhe mundësi, ndërsa Saturni i jep thellësi të menduarit dhe mençuri zgjedhjeve. Mërkuri retrogradë sjell vonesa në udhëtime apo studime. Mbani një ritëm të qëndrueshëm dhe besim në qëllimet tuaja!

Luani
Neptuni tek Dashi hap horizonte të reja në ndjekjet filozofike apo shpirtërore. Në të njëjtën kohë, Mërkuri retrogradë sjell paqartësi në negociatat financiare apo borxhet. Marsi ju ndihmon të çliroheni nga frika dhe të merrni masa, ndërsa Saturni dhe Urani sjellin stabilizim në çështjet profesionale. Punoni me moderim dhe synoni lartë!

Virgjëresha
Lëvizja retrogradë e Mërkurit ndikon në marrëdhëniet tuaja dhe mund të shkaktojë keqkuptime me kolegët ose partnerët. Ndërsa, lidhja Saturn-Uran rrit besueshmërinë dhe shpirtin tuaj kritik, ideal për çështje profesionale ose kontraktuale. Marsi ju shtyn të ndiqni synimet financiare. Logjika juaj është udhërrëfyesi juaj – mos u mashtroni nga ngarkesat emocionale.

Peshorja
Me hyrjen e Neptunit në sektorin e marrëdhënieve, kërkesat tuaja ndryshojnë. Ju dëshironi lidhje më kuptimplotë, por Mërkuri retrogradë sjell konfuzion në punë ose detyrime të përditshme. Urani dhe Saturni rrisin stabilitetin financiar dhe ju ofrojnë zgjidhje. Ndërsa, Marsi ju shtyn të kujdeseni për trupin dhe shpirtin tuaj. Mbani ekuilibrin!

Akrepi
Me aspektet pozitive të Marsit ndiheni plot energji dhe gati për ndryshime. Neptuni sjell perceptime të reja në jetën tuaj të përditshme, por Mërkuri shkakton konfuzion në planet romantike apo krijuese. Saturni dhe Urani sigurojnë bazën tuaj, duke ju ndihmuar të afroheni praktikisht me dëshirat tuaja. Shmangni nxitimin dhe lëvizni në mënyrë strategjike!

Shigjetari
Neptuni ju motivon të eksploroni forma të reja të shprehjes krijuese ose të rilidheni me diçka që doni. Mërkuri retrogradë, sjell konfuzion në çështjet familjare apo vendimet që lidhen me shtëpinë. Saturni dhe Urani ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve praktike. Ndërsa, Marsi ju nxit të merrni masa, por kujdes, ruani gjakftohtësinë.

Bricjapi
Përqendroheni në çështjet e shtëpisë dhe karrierës. Mërkuri retrogradë mund të shkaktojë vonesa ose rinegocim të marrëveshjeve. Por mos u shqetësoni, Saturni dhe Urani ju ndihmojnë të stabilizoni kontaktet dhe marrëveshjet. Ndërsa Marsi aktivizon në mënyrë dinamike marrëdhëniet tuaja, por ju duhet të shmangni impulsivitetin. Disiplina do t'ju shpërblejë!

Ujori
Neptuni frymëzon ide të reja, por edhe ju bën më pak të fokusuar. Mërkuri retrogradë sjell vonesa në financa ose diskutime për të ardhurat. Ndërsa lidhja Saturn-Uran ofron zgjidhje përmes disiplinës dhe origjinalitetit. Ndikimi i Marsit do ju motivojë në detyrat tuaja të përditshme, por qëndroni të përqendruar dhe punoni në atë që ia vlen vërtet!

Peshqit
Mërkuri retrogradë në shenjën tuaj rrit konfuzionin tuaj të brendshëm dhe ndikon në vendimet tuaja. Neptuni tek Dashi ju shtyn të ripërcaktoni qëllimet tuaja. Lidhja Saturn-Uran ofron mundësi për përparim financiar. Ndërsa, Marsi rrit produktivitetin tuaj. Mbajeni vizionin, por kombinojeni atë me realizëm dhe hapa të qëndrueshëm! 

 

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?