Ambasadori gjerman Peter Zingraf dhe deputeti Agron Gjekmarkaj

Zhvillimet në PD, Gjekmarkaj takon ambasadorin gjerman! Zbulon se për çfarë e ka informuar

11 Tetor 2022, 12:44| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 13:28

  • Share

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin gjerman Peter Zingraf. Në një postim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj, shkruan se në fokus të takimit ishin zhvillimet e fundit të Partisë Demokratike. Sipas Gjekmarkajt, ai ka informuar ambasadorin se grupi parlamentar ka mandatuar Gazmend Bardhin qw tw bisedojw me pjeswn tjetwr tw PD-sw mbi zgjedhjet lokale me një kandidat në sintoni me kërkesat e qytetarëve dhe interesave të frontit opozitar pa vënë kushte dhe pa pranuar të tilla.

"Takim  i përzemërt me Ambasadorin e Republikes Federale Gjermane Peter Zingraf. Një bisede realiste mbi çështjet akute te integrimit europian të shqiptarëve një ëndërr kjo shekullore e cila tek roli e ndihma e Gjermanisë si forca më e madhe ekonomike, politike e integruese e kontinentit shpreson të shpërblehet.

Po aq sa dhe trajektoret e demokracisë së brendshme, dinamikat plot paradokse në bashkëbisedimin tonë ishin zhvillimet në Partinë Demokratike, mundësitë dhe format që duhen eksploruar  për bashkimin e pjesëve të saj duke ruajtur vlerat perëndimore mbi të cilat ajo është themeluar.

E Informova z. Ambasador për iniciativen  e djeshme të grupit parlamentar të PD-së për të mandatuar z. Gazmend Bardhi qe të bisedojë mbi mundësinë e bashkëpunimit me pjesën tjetër të PD-së mbi zgjedhjet lokale me një kandidat në sintoni me kërkesat e qytetarëve dhe interesave të frontit opozitar pa vënë kushte dhe pa pranuar të tilla", shkruan Gjekmarkaj. 

Një ditë më parë grupi parlamentar i Partisë Demokratike i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka mandatuar Gazmend Bardhin për të negociuar me përfaqësuesin e Rithemelimit Edi Paloka, me qëllim që të gjendet gjuha e përbashkët për të dalë më një kandidat të vetëm në zgjedhjet vendore të 2023. Bardhi tha pas mbledhjes se në bisedime do të shkohej pa asnjë kusht, ndërsa sqaroi se grupi që përfaqëson nuk ka ndryshuar mendim për Sali Berishën.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?