Kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë sot në orën 18:00 kryesinë e grupit parlamentar të PD.
Lajmi bëhet me dije nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, ndërsa ende nuk dihen saktësisht çështjet që do të diskutohen në selinë blu.
Një ndër çështjet që mund të diskutohet është shpallja e zgjedhjeve të reja për drejtuesin e forumit rinor dhe grave.
Kujtojmë se tashmë Belind Këlliçi është rreshtuar me Berishën, ndërsa këtë vendim e ka kundërshtuar edhe Albana Vokshi.
Sakaq, sa i përket çështjeve parlamentare, PD ka prezantuar tri amendamente, që parashikojnë ndryshime në kodin zgjedhor, reformë të re territoriale dhe vettingun në politikë.