Rritja e Shqipërisë turistike kërkon që nevojat e tregut për krah pune të kualifikuar të jenë gjithnjë e më të mëdha dhe kjo kërkon rritjen e rolit të shkollave profesionale.
Me ketë mesazh, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro përsëriti edhe një herë prioritetin që qeveria i jep arsimit profesional gjatë një vizitë në shkollën e mesme profesionale “Hysen Çela” në Durrës , ku studiojnë mbi 400 nxënës në degën e hoteleri-turizmit.
‘Ka patur një lloj paragjykimi për shkollat profesionale, por ia si erdhi puna dhe kërkesa e tregut nga imponon… ka më shumë gjasa të integrohet në tregun e punës.’- tha Kumbaro.
E shoqëruar edhe nga kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirano Sako, Kumbaro kishte një porosi të veccantë për nxënësit.
Nga Durrësi dy ditë më parë, edhe kryeministri Edi Rama i cili inspektoi një tjetër shkollë profesionale atë të “Beqir Çelës” premtoi më shumë investime dhe vëmendje të qeverisë drejt arsimit profesional.